Bashkia asfalton lagjet e vjetra të Tiranës

Tirana

Bashkia asfalton lagjet e vjetra të Tiranës

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:42
Bashkia asfalton lagjet e vjetra të Tiranës

Bashkia e Tiranës po u jep në vëmendje edhe përmirësimit të lagjeve të vjetra në kryeqytet.

Siç mund të shihni edhe këto foto, investimi ka prekur edhe rrugicat e një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit sikurse është ajo “ Thimi Mitko” në Njësinë Nr. 8 në kryeqytet.

Pas rehabilitimit të plotë të Pazarit të Ri, tashmë qytetarët e kësaj lagjeje po i gëzohen edhe asfaltimit dhe rehabilitimit të gjithë infrastrukturës nëntokësore duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza për shkak të mungesës së investimeve prej 27 vitesh.

Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar qytetarët se çdo vit Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi, duke u bazuar pikërisht në prioritetet e vendosura nga vetë qytetarët në konsultat publike të zhvilluara me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat