Meshë për nderë të kreut të Kishës Ortodokse ruse

Tirana

Meshë për nderë të kreut të Kishës Ortodokse ruse

Më: 29 prill 2018 Në ora: 09:17
Mesha

Kreu i Kishës Ortodokse ruse, Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kiril mori pjesë në meshën e organizuar posaçërisht për të Tiranë mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse mbërriti dje në Shqipëri në vizitën e parë zyrtare të një udhëheqësi kaq të lartë të kishës ortodokse ruse në dekadat e fundit në Shqipëri.

Patriarku Kiril u prit dje në aeroportin e Rinasit nga Kryepeshkopi Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos, pas ftesës së bërë prej tyre.

Të hënën, Patriarku Kirill do të ketë takime zyrtare me presidentin Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama. Patriarku Kirill do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit, Durrës dhe Akademinë Ortodokse Teologjike "Ngjallja e Krishtit". 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat