Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, zbardhet ngjarja - Bota Sot
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, zbardhet ngjarja

Tirana

E mërkurë, 20 qershor 2018

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, zbardhet ngjarja

Më: 13 maj 2018 Në ora: 22:27
Policia

Të shtëna më armë zjarri u dëgjuan mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se një konflikt i çastit mes dy personave ka degraduar në përdorimin e armëve.

Fatmirësisht të shtënat kanë qenë në ajër dhe askush nuk ka mbetur i plagosur.

 “Më datë 13.05.2018, rreth orës 21:08, në bulevardin “Bajram Curri”, dy shtetas janë konfliktuar me njëri - tjetrin dhe gjatë konfliktit kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar njërin nga autorët e gjuajtjes shtetasin A. B., rreth 25 vjeç.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e qitur nga armë zjarri e llojit pistoletë.

Policia po punon për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në konflikt”, njofton policia.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test