Erion Veliaj konfirmon datën e koncertit të Rita Orës dhe Ermal Metës në Tiranë - Bota Sot
Erion Veliaj konfirmon datën e koncertit të Rita Orës dhe Ermal Metës në Tiranë

Tirana

E mërkurë, 19 shtator 2018

Erion Veliaj konfirmon datën e koncertit të Rita Orës dhe Ermal Metës në Tiranë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:32
Ermal Meta dhe Rita Ora

Shumë artistë shqiptarë po bëjnë krenarë gjithë kombin për arritjet në tregun ndërkombëtar.

Ndër ta janë edhe Rita Ora dhe Ermal Meta, ky i fundit tregoi sukses të jashtëzakonshëm me përfaqësimin e Italisë në “Eurovizion”, shkruan lajmi.net.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se Rita Ora dhe Ermal Meta po vijnë në Shqipëri.

“Qershori nis me shumë surpriza!  [????]
Ermal Meta dhe Rita Ora, këtë herë zbresin në arenën më të bukur të gjithë shqiptarëve- Sheshin “Skënderbej”! Merr miqtë e familjen dhe shihemi të gjithë në shesh, më 1 dhe 3 qershor!”, shkruan Veliaj në njoftimin e tij.

Pra, Ermal Meta performon më 1 qershor, ndërsa Rita me 3, meqë rast pritet që të dy artistët të dhurojnë shou të vërtetë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test