“Do të të zhduk nëse…”, pas 3 vitesh bashkëjetesë vajzën nga Tirana e gjen belaja

Tirana

“Do të të zhduk nëse…”, pas 3 vitesh bashkëjetesë vajzën nga Tirana e gjen belaja

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 17:49
Policia e shtetit

Një 35-vjeçar me inicialet J.R. është dënuar më 1 vit burgim nga Gjykata e Tiranës, pasi është kthyer në makth për ish-bashkëjetuesen e tij dhe familjen e saj. Ka qenë ish-bashkëjetuesja A.Z., ajo që ka kallëzuar J.R. në Polici se prej kohësh ai e përndiqte dhe kërcënonte.

Sipas dëshmisë së saj në Polici, A.Z. ka treguar se prej tre vjetësh kishte bashkëjetuar me shtetasin J.R. dhe se pas ndarjes, i pandehuri kishte nisur ta ndiqte dhe kërcënonte. A.Z. tregon se ai i shfaqej kudo, në punë, në lagjen ku banon dhe e shqetësonte në telefon. Të njëjtën gjë kanë pohuar në gjyq edhe familjarët e së dëmtuarës, konkretisht nëna dhe babai i saj.

Përndjekja e J.R. kishte shkuar aq larg, sa ky i fundit kishte nisur ta kërcënonte edhe me SMS, që janë administruar si provë në Gjykatën e Tiranës. Kështu, në një nga SMS-të kërcënuese, J.R. i shkruante ish-bashkëjetueses së tij: “Do të të zhduk po nuk u ktheve me mua”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat