Pitbulli këput zinxhirin, makth për banorët

Tirana

Pitbulli këput zinxhirin, makth për banorët

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 20:58
“Pitbulli”

Vitet e fundit moda e mbajtjes së kafshëve në shtëpi është përqafuar edhe nga shqiptarët. Por bashkë me këtë zakon kanë ardhur një sërë problemesh. Fiks Fare ka vëzhguar në rrugët e Tiranës, ku është lehtësisht e dukshme zakoni i shëtitjes së qenve pa maska mbrojtëse, edhe pse disa rraca janë në listën e zezë të konsideruar si agresivë dhe shumë të rrezikshëm.

Banorët e rrugës “Vëllezërit Manastirli”, pranë bllokut të ambasadave, janë tmerruar dy ditë më parë pasi një qen i rracës “Pitbull” ka këputur zinxhirët dhe ka sulmuar banorët e lagjes. Ata tregojnë se të frikësuar, 10 deri në 12 persona janë strehuar për rreth 30 minuta në një hyrje pallati.

Ndërsa “Pitbulli” i priste përballë. Situata është zgjidhur një një banor i cili ka arritur ta largojë kafshën duke i shkuar pranë me makinën e tij. meqënëse rrugica është e ngushtë qeni është detyruar të largohet.

Banorët tregojnë të indinjuar se kanë telefonuar në numrat e emergjencës, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë. As policia e Shtetit, ajo bashkiake, dhe as AMK.

Fiks Fare u interesua në të tre institucionet e lart përmendura. Për qentë endacakë përgjegjësia është e Bashkisë së Tiranës, ndërsa për ata me pronar është e Ministrisë së Bujqësisë. Por në fakt nuk ka një ligj se si këto kafshë duhet të jetojnë apo për penalitetet që duhet të rëndojnë mbi pronarët e kafshëve.

Toni Beni, shef i kontrollit të territorit në policinë bashkiake Tiranë, theksoi se punonjësit e policisë do të mbrojnë qytetarët përballë një situate sulmi, por nuk janë të specializuar në lidhje me kafshët nuk ka bazë ligjore për kundravajtjen e një rasti të tillë.
E deri sa situata të rregullohet me ligj, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të zgjidhin vetë çdo problem apo rrezik që u vjen nga kafshët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat