Grabitet mobileria në Tiranë, hajdutët marrin kasafortën me mijëra euro

Tirana

Grabitet mobileria në Tiranë, hajdutët marrin kasafortën me mijëra euro

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Gjatë orëve të mbrëmjes një mobileri ka rënë pre e grabitësve në rrugën Tiranë-Ndroq, në vendin e quajtur ura e “Beshirit”.

Pasi kanë lidhur rojen e mobilerisë, kanë marrë kasafortën me rreth 30 mijë euro dhe janë larguar me shpejtësi.

“Më datë 15.06.2018, në rrugën Tiranë-Ndroq në vendin e quajtur ura e “Beshirit”, dy persona kanë hyrë brenda një mobilerie duke marrë një sasi lekësh.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, bën me dije policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat