Reagon Garda: Ja kur mund ta reagonim ndaj Erion Veliajt

Tirana

Reagon Garda: Ja kur mund ta reagonim ndaj Erion Veliajt

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 14:57
Komisioni Parlamentar

Deputetja e PD-së dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit Parlamentar Albana Vokshi thotës e oficerët e gardës në Komisionin e Medis ditën e sotme kanë shkelur ligjin dhe janë bërë palë me dhunuesin e institucionit Erion Veliaj duke mos e nxjerrë jashtë edhe pas kërkesë së përsëritur të saj.

Vokshi u shpreh në ‘Fax News’ se detyra e gardistëve është që të sigurojë mbërëvajtjen e mbledhjes dhe sipas saj ata këtë nuk e bënë, duke paralajmëruar se PD do të bëjë kërkesë për të ndëshkkuar të gjithë ata oficerë që shkelën ligjin.

“Edhe kryeministri të ishte aty do dilte jashtë nëse do kishte prishur mbledhjen. Unë jam e detyruar të zbatoj ligjin. Detyra e gardistëve është që të sigurojnë mbarëvajtjen e mbledhjes dhe nuk mund të bëhet palë edhe të mbrojë një kryetar bashkie që po dhunon parlamentin. Prandaj Garda ka shkelur ligjin , ndaj ne si PD do të bëjmë kërkesë për të ndëshkuar të gjithë ata oficerë që shkelën ligjin dhe u bënë palë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës”, tha ajo.

Por të kontaktuar nga gazetarja e ‘Fax News’ Ambrozia Meta, përfaqësuesit e gardës pretendojnë se në rast do tu ishte kërkuar nga Albana Vokshi që Veliaj të mos hynte në mbledhje që në nisje, do ta kishin ndaluar. Por në momentin që ka hyrë brenda në Komisionin e Medias, nuk mund të ndërhynte për ta nxjerrë jashtë sepse është funksionar i lartë, por ndërhynin vetëm për shmangien e konflikteve.

Në kundërpërgjigje të këtij reagimi deputetja demokrate u shpreh se me këtë përgjgije garda tregon se nga kush i merr urdhrat.

“Mua më vjen keq edhe për kërtë reagim se tregon kush u jep urdhrat, aty kishte një konflikt, u krijua një konflikt se kryetari i Bashkisë nuk ishte i ftua,r garda duhet të kishte ndërhyrë dhe ta kishin ndaluar, ka një listë aty se kush është i ftuar”, tha ndër të tjera Vokshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat