Si u ra në gjurmët e “skifterëve”, bandës së dyshuar për mbi 20 grabitje

Tirana

Si u ra në gjurmët e “skifterëve”, bandës së dyshuar për mbi 20 grabitje

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Banda e grabitësve të kasafortave, që u godit nga Policia e Tiranës, cilësohej në skedarët e uniformave blu si një nga më të rrezikshmet.

Policia ishte vënë në ndjekje të tyre prej kohësh, madje në muajin mars u përball me ta në zonën e Fushë Prezës, por grabitësit arritën të largoheshin dhunshëm, duke rrezikuar edhe jetën e agjentëve civilë që merrnin pjesë në operacion.

Këtë herë, ata u zunë në befasi teksa po përgatiteshin për goditjen e radhës. Policia thotë se ka dokumentuar bastisjen e 11 bizneseve, por dyshimet janë që kjo bandë të jetë e përfshirë në më shumë se 20 grabitje, në disa qytete të Shqipërisë.

Bandës, së fundmi i ishte bashkuar edhe ish-efektivi i policisë, Engrid Hënaj, i dënuar më parë për vjedhje dhe dekonspirim.

“GPS” i makinave me qira që përdoreshin gjatë grabitjeve ka çuar fillimisht policinë në gjurmët e kësaj bande, që realizonte grabitje të bizneseve edhe në Durrës, Kavajë, Laç dhe Berat.

Policia i sekuestroi pajisje të posaçme për hapjen e kasafortave, ndërkohë që për shkak se procedimi për ta ishte regjistruar disa kohë më parë, ky grup u përfshi edhe si goditje e operacionit “Forca e Ligjit”.

Edhe në momentin e arrestimit në flagrancë, një prej grabitësve ka tentuar të nxjerrë armën, por është neutralizuar në kohë nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat