"Fluturuan" në autostradë, e pësojnë 10 shoferë në Tiranë

Tirana

"Fluturuan" në autostradë, e pësojnë 10 shoferë në Tiranë

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 09:05
Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës nuk i ka kursyer ndëshkimet për shoferët që gjatë fundjavës kanë udhëtuar në autostradën Tiranë-Durrës me shpejtësi marramendëse.

10 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi  nga 140 km/h deri në 179 km/h.

Policia thotë se 'megjithese kontrollet jane te panderprera çdo dite perseri ka drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi shume mbi limitin e lejuar, dhe pa pasur asnje arsye per te qarkulluar me keto limite shpejtesie. Policia Rrugore e Tiranes eshte e angazhuar per te evidentuar ndeshkuar çdo shkeles te kodit rrugor, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Qarkulloni duke zbatuar rregullat e qarkullimit qe destinacioni juaj te jete i sigurt", këshilloi Policia në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat