Opozita thërret në Kuvend Erion Veliaj... a do të ketë sherr kësaj here?!

Tirana

Opozita thërret në Kuvend Erion Veliaj... a do të ketë sherr kësaj here?!

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 17:12
Erion Veliaj

Deputetët e opozitës kanë thirrur në 4 korrik, kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn në dëgjesë publike në lidhje me çështjen e shembjes së Tetarit Kombëtar.

Kërkesa e për dëgjesën është firmosur ditën e sotme nga deputetët e opozitës në Komisionin e Kulturës, ku sipas tyre ligji për shembjen e teatrit është në kundërshtim me Kushtetutën.

Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar.

Dëgjesa e thirrur nga opozita që, në zbatim të Rregullores, përbën më shumë se 1/3-ën e komisionit, është kërkuar pas një jave, të mërkurën, në 4 Korrik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat