Përplasja me armë në “Kinostudio”, policia jep detajet e para: Kush janë tre të plagosurit

Tirana

Përplasja me armë në “Kinostudio”, policia jep detajet e para: Kush janë tre të plagosurit

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 08:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Konfliktet për ndarjen e territoreve të shpërndarjes së drogës, kanë çuar deri në përplasjen me armë të dy grupeve kriminale në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në zonën e “Kinostudios”.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se konflikti fillimisht ka nisur në një lokal bastesh, ka vazhduar në rrugën “Aleksandër Moisiu”, duke lënë në vendngjarje rreth 20 gëzhoja.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar në spital, ku mësohet se njëri ndodhet në gjendje të rëndë.

Pas ngjarjes, policia e Tiranës ka dhënë detajet e para për ngjarjen. Mësohet se të plagosur kanë mbetur shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç.

Ky i fundit mësohet se po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Deri më tani unifromat blu kanë ushtruar kontroll në banesat e disa prej të dyshuarve si autorë. Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat