Artistët në protestë për teatrin: Vepër e mirëfilltë korruptive dhe penale që po i bëhet pronës publike - Bota Sot
Artistët në protestë për teatrin: Vepër e mirëfilltë korruptive dhe penale që po i bëhet pronës publike

Tirana

E martë, 21 gusht 2018

Artistët në protestë për teatrin: Vepër e mirëfilltë korruptive dhe penale që po i bëhet pronës publike

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 10:48
Artistët në protestë për teatrin

Përpara seancës plenare, ku pritet ndër të tjera të votohet edhe projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, artistët dhe shoqëria civile janë mbledhur në protestën e paralajmëruar përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Aktori Neritan Liçaj tha: “Po flasim për një vepër të mirëfilltë korruptive dhe penale që po i bëhet pronës publike”.

Ndërkohë, Partia Demokratike mblodhi grupin parlamentar, për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë në lidhje me seancën e sotme plenare dhe çështjen e shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar në selinë e PD-së, deputetët e opozitës kanë mbërritur tashmë në seancën plenare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test