Këndi i 30 i lojërave, Veliaj: Ndërhyjmë në çdo lagje

Tirana

Këndi i 30 i lojërave, Veliaj: Ndërhyjmë në çdo lagje

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 13:40
Erion Veliaj

Nga një hapësirë ku parkoheshin makinat, sot është kthyer në një hapësirë për qytetarët me infrastrukturën e nevojshme për t’u çlodhur çdo moshë.

“Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë dhënë një kontribut sot, sepse kur të gjithë punojmë bashkë, nuk merremi me llafe e nuk pengojmë njeri-tjetrin, jemi konstruktivë. I gjithë ky komunitet ia pa hajrin të qenit bashkëpunues dhe ne duam të vazhdojmë në mënyrë kapilare. Ky është vetëm këndi i 30-të, por Tirana ka nevojë për 300. Sigurisht, krahasuar me zero jemi 30 herë më mirë, por krahasuar me ambicien që kemi, duhet të bëjmë edhe 10 herë më shumë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u kërkoi qytetarëve që, ndërkohë që bashkia rehabiliton hapësirat nëpër lagje, banorët të zgjedhin administratorët e pallateve, me qëllim të rikonstruktohen edhe fasadat, kryesisht pallatet e vjetra, duke bërë edhe izolimin e tyre, gjë që do të sjellë kursim energjie në shtëpitë e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat