Erion Veliaj: Do të rikandidoj për bashkinë, nuk kam ambicie për të drejtuar partinë - Bota Sot
Erion Veliaj: Do të rikandidoj për bashkinë, nuk kam ambicie për të drejtuar partinë

Tirana

E mërkurë, 26 shtator 2018

Erion Veliaj: Do të rikandidoj për bashkinë, nuk kam ambicie për të drejtuar partinë

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 18:53
Erion Veliaj

I ftuar në emisionin “Pushime on Top”, kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka treguar planet e ardhshme në politikë si dhe raportin me Edi Ramën. E pohon në mënyrë të prerë se ai do të jetë kandidat për një mandat të dytë për të drejtuar kryeqytetin shqiptar.

“Për vitin tjetër patjetër, edhe unë do t’i nënshtrohem një gjykimi të Partisë Socialiste. Unë kandidoj me atë uniform, me atë bluzë. Dëshira është për të çuar punët përpara”, tha Erion Veliaj.

Por cili është raporti me Kryeministrin Edi Rama dhe a ka marrë bekimin e tij për të gjitha punët e bëra nga Kryetari i Bashkisë?

“Unë jam me shumë fat. Unë nuk e di si është të punosh me një kryeministër që nuk të mbështet, sepse unë i kam parë vetëm një anë të shkëlqyer të një kryetari bashkie që mbështetet nga kryeministri i vet, por për fat edhe ai ka qenë kryetar bashkie. Nëse dikujt duhet t’ia shpjegoj shiko se ky kanalizimi aty…se kjo rruga na e ndan lagjen, ai klikon menjëherë. Unë kam qenë shumë i bekuar”, tha Veliaj.

Duke folur për punët në Tiranë dhe politikën Erion Veliaj tregon nëse një ditë do të drejtojë “shtëpinë e tij politike”, Partinë Socialiste.

“Së pari unë nuk e kam këtë ambicie, jam komplet i përfshirë nga Tirana. Kemi një kryeministër që po e qanë këtë punë. Padiskutim që Edi Rama do të hyjë në histori si Kryeministri më i mirë që Shqipëria ka pasur që nga shpallja e pavarësisë, nëse shikojmë sa gjurmë ka lënë dhe shikojmë si e ka transformuar jo logjistikën…kur më pyet dikush se cila është puna më e vështirë i them: 100 km rrugë s’është e vështirë të bëhen, por mendjen si e ndryshon. Edi do vlerësohet patjetër për këto Lungomaret dhe infrastrukturën, por mbi të gjitha si ka ndryshuar mentalitetin. Si kemi mësuar të paguajmë taksa, të paguajmë energjinë elektrike, të mos vjedhim ujin, të mos vjedhim hapësirën publike, të mos ndërtojmë pa leje. Fakti që ka ndryshuar mentalitetin do t’i japi Edi Ramës një vend shumë të rëndësishëm në histori”, tha Erion Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test