Digjen dy kazanë mbeturinash në Tiranë, zjarri “transferohet” te një automjet

Tirana

Digjen dy kazanë mbeturinash në Tiranë, zjarri “transferohet” te një automjet

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 22:59
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dora D’Istria”

Një ngjarje aksidentale është konsideruar, djegia e dy kazanëve, në Tiranë, zjarri prej të cilëve është “transferuar”, duke djegur edhe një automjet që ndodhej pranë tyre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dora D’Istria”, ndërsa Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për ngjarje aksidentale.

 Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 01. 08. 2018, në rrugën “Dora D’Istria”, në dy kazanë të mbeturinave aksidentalisht ka rënë zjarr, ku për pasojë një mjet i parkuar në pronësi të shtetasit B. V., vjeç 27, banues në Tiranë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat