Kurban- Bajrami, ambasada e SHBA në Tiranë uron besimtarët myslimanë

Tirana

Kurban- Bajrami, ambasada e SHBA në Tiranë uron besimtarët myslimanë

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 13:14
Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë uroi sot gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban-Bajramit, duke thënë se kjo është festë që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime.

Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet.

Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat