Tiranë: Besimtarët festojnë Kurban Bajramin

Tirana

Tiranë: Besimtarët festojnë Kurban Bajramin

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 13:49

Mijëra besimtarë muslimanë po festojnë në Shqipëri Kurban Bajramin. Ata u mblodhën herët në mëngjes pranë objekteve të tyre të kultit për të zhvilluar ceremonitë e rastit dhe për të uruar njëri tjetrit për festën.

Në Tiranë mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin Skënderbej, ku edhe zhvilluan faljen e Kurban Bajramit.

Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj u bëri thirrje besimtarëve që t’u qëndrojnë afër njerëzve në nevojë.

Ai kërkoi që “besimtarët të forcojnë lidhjet familjare, duke respektuar më shumë të moshuarit, duke falur më shumë gabimet e njëri-tjetrit, dhe duke u përpjekur për të mirën e përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat