Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj: Tirana do të festojë me maratonën e shërbimeve të komunitetit

Tirana

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj: Tirana do të festojë me maratonën e shërbimeve të komunitetit

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 10:26
Nënë Terezë

Tirana do të festojë Ditën e Shën Terezës me maratonën e shërbimeve të komunitetit. Në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur ditën sot me një mesazh në twitter drejtuar gjithë qytetarëve të kryeqytetit.

“Nuk ka gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe! Ajo që ne ndjejmë se bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean. Por oqeani do të ishte më i pakët për shkak të asaj pike që mungon”- Nënë Tereza. Tirana do të festojë Ditën e Shën Terezës me maratonën e shërbimeve të komunitetit”, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka hapur në këto tre vite disa mensa sociale në të gjithë kryeqytetin duke iu gjendur pranë qytetarëve që kanë nevojë për mbështetje.

Të gjithë njerëzit në nevojë kanë marrë përgjatë gjithë vitit jo vetëm një vakt të ngrohtë, por njëkohësisht edhe një shërbim të specializuar me mjekë, psikologë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat