Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen të dielën

Tirana

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen të dielën

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 18:31
Maratona e Tiranës

Maratona e Tiranës çeli siparin e saj me kategorinë “Fun Run”, ku qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës vrapuan në Bulevardin kryesor të qytetit. Gara kish për qëllim edukimin e të rinjve për një jetë aktive. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi ndau çmimet për fituesit e kësaj gare,

“Nesër do të mbahet një event shumë i rëndësishëm, Tirana do të mirëpresë vrapues nga 40 vende të botës. Do t’ju ftoja që të gjithë të bëhemi pjesë e Maratonës, qoftë duke ndihmuar vullnetarët, qoftë vrapuesit e huaj. Është gjëja më e mirë që qyteti po mirëpret një event sportiv të përmasave ndërkombëtare”, u shpreh nën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi.

Edicioni i tretë i maratonës së Tiranës nesër do të pres 5 mijë vrapues nga e gjithë bota. Për zhvillimin e maratonës do të bllokohet lëvizja në disa akse kryesore të qytetit.

“Përshkrimi i itinerarit të vrapuesve do të jetë nga fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Rruga Abdi Toptani, Rruga e Barrikadave, ndërsa në kthim do të devijohet rruga e Kavajës, Bulevardi Zogu i 1, Sheshi Avni Rustemi për të mbërritur tek Sheshi Nënë Tereza. Kjo situata do të jetë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 14:00”, deklaroi Gentian Vocaj, shefi i qarkullimit në Policinë Bashkiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat