Voeckler fitues në etapën e 16-të - Wiggins mbetët në krye - Bota Sot
Voeckler fitues në etapën e 16-të - Wiggins mbetët në krye

Zgjedhjet 2014

E shtunë, 27 gusht 2016

Voeckler fitues në etapën e 16-të - Wiggins mbetët në krye

Nga: Alban Lumi Më: 18 korrik 2012 Në ora: 20:04

Francezi Thomas Voeckler ka dal fitues në etapën e 16-të në Tour de France. Ai kaloi 197 kilometra për kohën prej 5 orë, 35 minuta e 2 sekonda, në etapën që karakterizohet kryesisht në pjesën malore.

Çiklisti francez, Thomas Voeckler ka ngadhënjyer në etapën e 16-të në Tour de France, në etapën në të cilën nga starti e nisën 155 garues, mungoi Frank Shleck për shkak dënimit nga arbitrat për përdorim substancash stimuluese të palejueshme. Një grup prej 38 çiklistësh u shkëputën shpejt pas nisjes, ç’ka përcaktoi më pas se fituesi do të përcaktohej pikërisht këtu. Në ngjitjen finale, Voeckler siguron një avantazh për 1 minuta nga 4 ndjekësit, Voigt, Vinokourov, Izaguirre dhe Sorensen. Ky i fundit do të kalonte vijën e finishit i dyti, ndërkohë që mbajtësi i fanellës së verdhë, britaniku Bradley Wiggins u rendit në vendin e 12-të, 7 minuta e 9 sekonda me vonesë. Megjithatë, mundi të mbajë Wiggins fanellën e verdhë edhe për etapën e 17-të, e cila mbahet në Bagneres de Luchon-Peyragudes, e gjatë 143.5 kilometra. Shoku i skuadrës së Wiggines, Christopher Froome ende mbanë pozitën e dytë në renditjen epërgjithshme, me 2 minuta e 5 sekonda pas liderit. Ndërkaq në pozitën e tretë Vincenzo Nibali me 2 minuta e 23 sekonda mbetët në pozitën e tretë, ndërkaq kampioni i edicionit të fundit Cadel Evans tani ka zbritur në pozitën e shtatë dhe vetëm ndonjë mrekulli e madhe do të bënte që ai sërish të mbrojë titullin, pasi ka mbetur 8 minuta e 6 sekonda pas vendit të parë.

Rezultatet e etapës së 16-të

1.Thomas VOECKLER 05:35:02
2. Chris Anker SORENSEN +01:40
3. Gorka IZAGUIRRE INSAUSTI +03:22
4. Alexandre VINOKOUROV +03:22
5. Brice FEILLU +03:58
6. Jens VOIGT +04:18
7. Daniel MARTIN +06:08
8. Simone STORTONI +06:08
9. Gianpaolo CARUSO +06:08
10. Laurens TEN DAM +06:11

Renditja e përgjithshme

1. Bradley WIGGINS 74h15'32''
2. Christopher FROOME +02'05''
3. Vincenzo NIBALI +02'23''
4. Jurgen VAN DEN BROECK +05'46''
5. Haimar ZUBELDIA +07'13''
6. Tejay VAN GARDEREN +07'55''
7. Cadel EVANS +08'06''
8. Janez BRAJKOVIC +09'09''
9. Pierre ROLLAND +10'10''
10. Thibaut PINOT +11'43''

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test