Wiggins mbret në “Tour de France”

Zgjedhjet 2014

Wiggins mbret në “Tour de France”

Nga: Alban Lumi Më: 22 korrik 2012 Në ora: 18:09

Bradley Wiggins është bërë çiklisti i parë nga Britania e Madhe që ka dal fitues në garën më prestigjioze të çiklizmit, “Tour de France”. Ndërkaq një tjetër garues i skuadrës britanike “Sky”, Mark Cavendish e fitojë etapën e 20-të, të fundit, për këtë edicion.

Në dominimin e plot të çiklistëve britanik ka ra sipari i edicionit të 99-të në “Tour de France”. Mark Cavendish edhe një herë dëshmoi se është i pakonkurrentë në garën e sprintit,e cila përfundon në Paris. Për të katërtën herë me radhë, ai ia doli të kaloi i pari cakun, në këtë garë e cila është e gjatë 120 km. Cavendish shpërtheu në pjesën e dytë të garës, duke e përmbyllur atë për 3 orë, 8 minuta e 7 sekonda. Ndërkaq pas tij përfundoi sllovaku, Petar Sagan derisa i treti e përfundoi këtë garë Matthew Harley Goss.

Kampioni i ri i “Tour de France”, Bradley Wiggins me mençuri e menaxhoi situatën, ai edhe pse nuk e përfundoi garën e fundit së paku në mesin e dhjetë të parëve, pas 23 ditësh doli i pari në renditje, duke bërë të tijën përfundimisht fanellën e verdhë sa i përket edicionit të sivjetmë të këtij Turi...Wiggins thuajse e siguroi një ditë më parë, titullin e ri, kur edhe e mbylli garën në kronometër në pozitën e parë, ndërkaq ai e në renditjen e përgjithshme në fund qëndron me kohën prej 87 orëve, 34 minuta e 42 sekonda. Pas tij përfundoi shoku i skuadrës,

Christopher Froome, me 3 minuta e 21 sekonda pas tij. Derisa italiani, Vincenzo Nibali përfundoi i treti me 6 minuta e 19 sekonda vonesë pas kampionit të ri. Kampioni i edicionit të kaluar, Cadel Evans dëshpëroi tërësisht këtë radhë. Ai përfundoi i shtati në renditjen e përgjithshme me 15 minuta e 51 sekonda pas Wiggins.
Ky i fundit, 32 vjeçar do të hy në histori të çiklizmit britanik, pasi është bërë garuesi i parë nga ky vend që ka fituar epitetin e çiklistit më të mirë në “Tour de France”. pas këtyre rezultateve impresive, Britania e Madhe me të drejt pret që të fitoi edhe medalje olimpike në olimpiadën “Londra 2012”, që do të nis pas pesë ditësh në kryeqytetin anglez.

Rezultatet e etapës së 20-të

Mark CAVENDISH 03h08'07"
Peter SAGAN +00'00"
Matthew Harley GOSS +00'00"
Juan Jose HAEDO +00'00"
Kris BOECKMANS +00'00"
Gregory HENDERSON +00'00"
Borut BOZIC +00'00"
André GREIPEL +00'00"
Edvald BOASSON HAGEN +00'00"
Jimmy ENGOULVENT +00'00"

Renditja e përgjithshme

1. Bradley WIGGINS 87h34'42''
2. Christopher FROOME +03'21''
3. Vincenzo NIBALI +06'19''
4. Jurgen VAN DEN BROECK +10'15''
5. Tejay VAN GARDEREN +11'04''
6. Haimar ZUBELDIA +15'43''
7. Cadel EVANS +15'51''
8. Pierre ROLLAND +16'31''
9. Janez BRAJKOVIC +16'38''
10. Thibaut PINOT +17'17''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat