Investimi 2 mln euro - Plazhi i Spillesë, një panoramë ndryshe

Turizëm

Investimi 2 mln euro - Plazhi i Spillesë, një panoramë ndryshe

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:10
Plazhi i Spillesë

Të gjithë ata qytetarë që kanë zgjedhur palzhin e Spillesë për të kaluar ditët e nxehta të verës kanë shijuar një ambient ndryshe. Kjo falë një investimi  prej 2 milionë eurosh të realizuar përgjatë  4 km vijë bregdetare. Gjatë një vizite në këtë plazh ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi deklaroi se modele të tilla do të  shtrihen në të gjithë vendin

Ekonomi: Duhet të kishim punësuar njerëz nga zona.  Një punësim sezonal por shumë i rëndësishëm për bizneset që ofrojnë shërbim këtu gjatë sezonit veror. Unë besoj se modele të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen në gjithë bregun e Adriatikut, por jo vetëm.

Kryetari i bashkisë Rrogozhinë deklaroi se investimi i kryer ka ndikuar në rritjen e numrit të pushuesve që kanë zgjedhur plazhin e Spillesë gjatë kësaj vere. Ndërsa shprehet se kanë edhe një sërë projektesh siç janë ndërtimi i disa moleve në forma kanalesh ku mund të ankorohen varkat dhe skafet.

Përgjatë plazhit të Spillesë është zbatuar një projekt që parashikon  vendosjen e rojave bregdetare, palmave, modelet  çadrës, shëtitorja, ndriçimi, deri  te modelet se si duhet të ishin pikat e shërbimit si bare, restorante.Ndërsa  policia Bashkiake e Rrogozhinës nëpërmjet efektivë të saj, më biçikleta patrullon të gjithë shëtitoren e ndërtuar rishtazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat