Ktheheshin nga Shëngjini, pushuesit 3 orë në trafik të rënduar

Turizëm

Ktheheshin nga Shëngjini, pushuesit 3 orë në trafik të rënduar

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 00:26
Trafiku

Nga ora 18 deri në orën 21 superstrada nga Balldreni deri në dalje të qytetit të Lezhës ka qenë bllokuar në njëri krah, atë në drejtim të Tiranës.

Për të përshkruar 5 km rrugë është dashur më shumë se një orë.

Kjo situatë i ka gjetur të papërgatitur policinë, e cila nuk ka mundur t’i bëjë ballë fluksit të automjeteve. Lëvizja nisi të normalizohet pas orës 21 të mbrëmjes.

Është dashur shtimi i efektivëve të policisë rrugore për të normalizuar situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat