Zagori, turizmi familjar, një model për tu admiruar

Turizëm

Zagori, turizmi familjar, një model për tu admiruar

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 16:14
Zagori

Krahina e Zagorisë greke, 20 km nga kufiri me Shqipërinë, nga një zonë më të varfërat në Greqi, sot është ndër 4 krahinat me të ardhurat më të larta për frymë popullsie.

Kjo falë një bashkëpunimi shtet -privat për të zhvilluar turizmin familjar.

Një model për tu admiruar dhe për tu marrë si shembull.

Plan manaxhimi, kritere të përcaktuara qartësisht të respektimit të arkitekturës lokale ku çdo godinë duhet të jetë prej guri.

Vetëm në një fshat si Papingo ka 600 shtretër duke treguar potencialin e lartë të turizmit alternativ.

Por ajo që të prek më shumë është fakti se të gjitha ndërtimet bëhen me gur nga Shqipëria, pasi nuk lejohen nxjerrja e gurëve në këtë zonë.

Një program i veçantë për mbajtjen e vendit sa më pastër dhe sa më origjinal pa prekur asnjë dru apo pjesë të lumit.

Për të gjitha këto arsye dhe për të parë këtë model suksesi AKB-ja organizoi vizitën e 15 bizneseve të vogla nga zona e Kurveleshit, si pjesë e projektit të krijimit të një turizmi të alternuar midis zonave bregdetare dhe atyre malore me shpresën se ky model do të frymëzojë të gjithë ata që duan të zhvillojnë turizmin rural në këtë krahinë, e cila ka potenciale të mëdha, por mungon totalisht infrastruktura turistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat