Vrasësi i heshtur i resortit turistik më të njohur në botë

Turizëm

Vrasësi i heshtur i resortit turistik më të njohur në botë

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 00:36
Sharm El Sheikh

Sharm El Sheikh ishte deri para një viti qyteti më i preferuar në absolut për pushime.

Por sulmet terroriste dhe rrëzimi i avionit rus me 224 pasagjerë larguan miliona turistë.

Britania e Madhe dhe shumë vende europiane kanë ndërperë fluturimet drejt këtij qyteti që prej tetorit të shkuar.

Por një studiues ka nxjerrë një tjetër problem që vret çdo ditë në qytetin egjiptian.

“Ka më shumë se 40 mijë helmime në sezon në Sharm El Sheikh. Problemi më i madh nuk janë terroristët, por pikëirsht ushqimet. Kjo vjen si pasojë e higjienës së dobët të vendasve dhe ushqimeve të përpunuara shumë keq dhe në kushte minimale higjiene”, tha profesori Richard Conroy për Daily Star.

Autoritetet egjiptiane nuk kanë shifra të sakta lidhur me helmimet apo vdekjet e shkaktuara prej tyre, por e kanë pranuar se helmimet janë një problem.

Sipas nje raporti te OJQ-ve, ne Sharm El Sheikh ndodhin helmime 500 here me shume se ne Dubai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat