Thethi, pikë turistike edhe në ditë të ftohta

Turizëm

Thethi, pikë turistike edhe në ditë të ftohta

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 11:05
Thethi

Bukuritë e papërsëritshme të Thethit malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Pika turistike e Thethit rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë.

Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë  e kafshë të ndryshme.

Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.

Këto janë disa prej arsyeve që shumë vizitor të huaj dhe vendas, vijnë në Theth në çdo stinë.

Edhe në këto ditë me shi dhe të ftohta, drejt lartësive të Thethit janë ngjitur mjaftë turist të ardhur nga Evropa Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat