Turizmi fetar dhe shëndetësor, rritet interesi për të vizituar Shqipërinë, konkurrenca e fortë

Turizëm

Turizmi fetar dhe shëndetësor, rritet interesi për të vizituar Shqipërinë, konkurrenca e fortë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 09:36
Ilustrim

Shqipëria po kthehet ne një destinacion të kërkuar për turizmin fetar.

Si një vend ku janë ndërthurur qytetërimë të ndryshme, romake e bizantine, e më tej ndikimi prej 5 shekujsh i perandorisë otomane po i tërheqin ndjeshëm turistët e huaj.
Rreth 58% u rrit numri i turistëve që vizituan vendin tonë në tremujorin e parë të këtij viti, me destinacion turizmin fetar, duke u llogaritur në rreth 250 persona.

Agjencitë turistike shqiptare ofrojnë paketa turistike me qëndrime që zgjasin nga 7 deri në 8 ditë dhe me çmime që nisin nga rreth 470 euro për person. Destinacionet kryesore janë Kruja, Shkodra, Durërsi, Berati, Korça, Voskopoja e Përmeti.

Krahas, këtij turizmi, rritja ka pasur edhe për qëllime shëndetësore ku ritmi i rritjes është akoma më i lartë. Në tremujorin e parë u llogaritën rreth 154 persona që hynë në vendin tonë për këtë qëllim nga rreth 15 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. shkruan "Monitori".

Kryesisht në Shqipëri, turistët vijnë për marrë trajtime për kurimin e dhëmbëve, duke qenë se tarifat janë të favorshme. Llixhat gjithashtu janë të preferuara  nga turistët e huaj dhe vendas.

Por, në këtë sektor, konkurrenti më i fortë i Shqipërisë është Maqedonia, ku shteti ofron subvencionim në masën 50% për investimet në këtë fushë. Lehtësi zbatohen edhe në fushën e taksimit, ku spitalet e reja përjashtohen për 10 vjet nga taksat dhe punonjësit nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat.

Qëllimi i shtetit maqedonas është që deri në vitin 2017 të krijohet një zonë për trajtimin shëndetësor.

Në këto kushte, Shqipërisë do t’i duhet t’i bëjë ballë një konkurrencë në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat