Shqipëria dhe Kosova me potenciale të mëdha për turizëm

Turizëm

Shqipëria dhe Kosova me potenciale të mëdha për turizëm

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 13:17
Pamje nga takimi

Në kuadër të vizitës dhe takimeve, kryetarja e bashkisë së Sarandës, Floriana Koka është pritur sot edhe nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ku janë dakorduar që të këmbejnë përvojën e turizmit.

Koka theksoi se Shqipëria dhe Kosova kanë potenciale të mëdha për turizëm, andaj, kërkohet një bashkëpunim më i madh në këtë drejtim për avancimin e këtij sektori.

Edhe ministrja Bajrami tha se ka informuar kryetaren për turizmin dimëror, sektor ky sipas saj me potecial të madh.

Bajrami tha se kosovarët kanë për destinacion turizmin e shqiptar e veçanërisht Sarandën.

Në takim përveç ambasadorit Qemal Minxhozi morën pjesë edhe biznesmen nga kjo komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat