Travel Risk Map: Kosova vendi i vetëm i rajonit me rrezik të lartë për turistët(!)

Turizëm

Travel Risk Map: Kosova vendi i vetëm i rajonit me rrezik të lartë për turistët(!)

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 nëntor 2016 Në ora: 15:48
Harta informative

Agjencia "Travel Risk Map" ka përpiluar hartën informative për shtetet ku mbizotëron një rrezik potencial për jetën e turistëve si pasojë e problemeve të ndryshme. Ajo që bie në sy është se 2016 nuk ishte një vit i sigurt, por as 2017 nuk pritet të jetë i tillë, shkruan botasot.info.  Situata jo-stabile politike, rreziku nga sulmet terroriste, shtimi i krimeve mund të përbëjë rrezik potencial për turistët.

Në infografikun janë marrë parasysh edhe kujdesi mjekësor dhe qarkullimi rrugor. Analizat dhe prognozat flasin se Austria, Spanja, Franca dhe Italia nuk përbëjnë rrezik, veçanërisht për shëndetësinë. Një rrezik i mesëm mbizotëron në vende si Turqia, Polonia dhe Meksika.

Një lajm aspak të këndshëm “Travel Risk Map,” jep për Kosovën, duke e renditur të vetmin vend me rrezik të lartë (High) në Ballkan. Vendet tjera fqinje të Kosovës kanë rrezik të mesëm. Për më tepër mund të shikoni infografikun. Në rrezik shumë të lartë janë vende si Afganistani, Libia, Siria, Iraku./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat