“The Telegraph”: Ja përse duhet të vizitoni Tiranën më 14 mars

Turizëm

“The Telegraph”: Ja përse duhet të vizitoni Tiranën më 14 mars

Më: 3 mars 2017 Në ora: 11:03
Pamje nga Tirana

Ky është titulli i një shkrimi të gazetës së njohur britanike, “The Telegraph”.

Ajo bën thirrje që të vizitohet Tirana në kohën e pranverës.

“Ka një kulturë kafenesh në rritje, disa hotele me standarde ndërkombëtare dhe një kuzhinë që i thyen të gjitha paragjykimet. Turizmi ende është një punë në vazhdim e sipër, që së bashku me fakti që është vlera fantastike, i shton bukurinë. 14 marsi është Dita e Pranverës në Shqipëri dhe atmosfera pushton Tiranën, me koncerte në parqe, performues në rrugë dhe tregje të hapura,” shkruan gazeta.

Më pas sugjerohen muzetë, hotelet dhe restorantet që mund të vizitohen.

Më 14 mars në Tiranë do të hapet Pazari i Ri, ndërkohë që vazhdon puna për sheshin më të madh në Shqipëri.

Fotot e punimeve i gjeni në galeri.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat