Atraksionet e Kosovës, MPJ publikoi dokumentarin për promovimin e kulturës dhe turizmit

Turizëm

Atraksionet e Kosovës, MPJ publikoi dokumentarin për promovimin e kulturës dhe turizmit

Më: 17 mars 2017 Në ora: 15:11
Ujëvara e Mirushës

“Atraksionet e Kosovës” është dokumentar i shkurtër, i përgatitur nga Divizioni për Komunikim Publik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Ky dokumentar është publikuar të premten nga MPJ, e i cili ka për qëllim promovimin e kulturës, turizmit, ekonomisë, sportit dhe vlerave etnologjike të Kosovës.

Dokumentari që në sfond ofron instrumentalin “Baresha” të violinistit të njohur me renome ndërkombëtare, Shkelzen Doli, përmban pamje ekspresive dhe tejet mbresëlënëse nga pjesët më të bukura të Kosovës si: Bogaj (Rugovë), Brezovica, Prizreni, Ferizaj, Shpella e Gadimes, Bodrumi  i verës në Rahovec, Miniera “Trepça”, Muzeu Etnologjik (Prishtinë), Parku Blinaja, Kalaja e Novobërdës, Ujëvara e Mirushës etj.

Në këtë dokumentar, në të cilin janë përfshirë edhe yjet e sportit si, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi dhe këngëtaret kosovare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat