Norvegjia, vendi më i lumtur?! S’jam i sigurtë

Turizëm

Norvegjia, vendi më i lumtur?! S’jam i sigurtë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 17:40
Ilustrim

Është gjithnjë e çuditshme të jetosh në një vend që listohet se është një nga më të mirët.

Kur gjithçka shihet nga jashtë, kjo mund të të bëjë të dukesh njeri i mbyllur.

Ti ke gjithçka mirë dhe rri e mendon se çfarë po bën Ryan Gosling pikërisht tani.

Njerëzit në Siri nuk shqetësohen për këto gjëra, për ta lumturia është diçka e thjeshtë sa paqja.

Por nëse jeton në Norvegjinë e vogël e të sigurtë, ke plot e plot kohë për të imagjinuar se çfarë bëjnë personazhet me të cilët nuk të lidh asgjë. Jam i sigurtë se edhe ata nga ana e tyre, kanë plot gjëra në kokë për t’u shqetësuar.

Do të thoja se Skandinavia është në përgjithësi një vend shumë i mirë për të jetuar. Pothuajse të gjitha vendet skandinave janë listuar në treshen e parë në raportin botëror të Lumturisë, këtë vit.

Suedia ishte përjashtimi: suedezët nuk janë të lumtur mjaftueshëm, kështu që u renditën në numrin nëntë. Por ata pa diskutim kanë gjithçka për të fituar titullin, kështu që ne presim që fqinjët ta rrisin nivelin e lojës vitin e ardhshëm.

Unë mendoj se këtë vit,  Zlatan Ibrahimoviç ka kontribuar në listim duke u llogaritur sa gjysma e lumturisë së Suedisë. Ai është një person që mua më duket mjaft i kënaqur dhe këshilloj suedezët që të ndjekin shembullin e  tij.

Për mua, arsyeja që Norvegjia doli fitimtare është pa dyshim standardi i jetesës. Pjesa më e madhe e njerëzve fitojnë mirë dhe jetojnë në shtëpi të ngrohta e të rehatshme që kanë shërbime Netflix dhe HBO.

Norvegjezët performojnë mirë kur vjen puna tek rehati, ne blejmë shfaqjet tona të preferuara apo lexojmë libra tërheqës. Jo tamam, një ekzistencë më-e madhe-se jeta, si ajo që duket se kanë yjet e Hollivudit apo rreperët, por unë mendoj se këto moment të vogla luajnë rolin e tyre.

Ne na pëlqen të jemi të rehatuar dhe të kalojmë shumë kohë të jetës duke ndjenjur në kolltuk.

Çdo gjë është e shëndetshme, gjithashtu: ushqimi është organik, uji është i pastër, madje edhe ajri ndjehet më i shëndetëshëm.

Gjithë ditën ne marrim oksigjen të freskët, që na vjen nga malet tona të bukura dhe na bën 10 vjet më të rinj.

Por unë kam dyshime se ne jemi populli më i lumtur në botë.

Për mua, grekët, amerikanët dhe latinët gjithnjë më duken më të lumtur se vetja.

Ata duken më të lirë, më të shkujdesur, më në gjendje për të qenë vetvetja, sikur të jenë më në jetë.

Norvegjezët janë shpesh pak nervozë dhe jo socialë, në një farë mënyrë, ndoshta pak të shtypur.

Thuhet se ankthi social mund të jetë rezultat i motit dhe kjo duket se ka kuptim: është ftohtë dhe bie shumë shi, kështu që ka vetëm pak muaj në vit kur ne mund të dalim rregullisht jashtë mes njerëzve.

Pjesën tjetër të vitit ne qëndrojmë brenda si arinj në gjumë letargjik – dhe kur, papritur, vjen pranvera dhe na duhet të dalim jashtë, kjo mund të jetë dhimbshëm e vështirë.

Ne nuk kemi të njëjtin trajnim social si, le të themi, grekët, që shijojnë të shohin njëri-tjetrin në sy ndërsa këndojnë këngë dashurie – apo kubanezët ideja e të cilëve për argëtimin është kërcimi.

Pjesa e shtypur tek ne vjen nga një mekanizëm social që ne e quajmë ligji Jante.

Praktikisht do të thotë se nuk duhet të besosh se ti je ndokush special, apo të jesh shumë i lumtur për atë që je.

Është gati një ligj i panevojshëm dhe në shumë drejtime, çalaman ashtu si edhe emri që mban.

Por përjashtimi nga rregulli është kur je i dehur: atëherë ti i lejon vetes të marrësh më shumë hapësirë, kështu që njerëzit pothuajse shkojnë dëm gjatë fundjavave.

Kjo është arsyeja përse norvegjezët janë shumë argëtues kur dalin për të pirë, pasi ka shumë energji brenda tyre që pret të dalë jashtë.

I njëjti person i sjellshëm që ecën me maja të gishtave nëpër rrugë gjatë javës të shtunave, mund të shihet duke kërcyer i vetëm me një turmë të madhe përreth tij.

Dhe po, ai jep një shfaqje të madhe.

Për të qenë i sinqertë, nuk jam i sigurtë nëse ndokush është vërtet i lumtur. Njerëzit më pyesin nëse mendoj se danezët janë të mërzitur pasi ne tani  mbajmë vendin e parë për lumturi: unë mendoj se ata janë më shumë të lehtësuar.

Duhet të jetë e lodhshme të të duhet gjithë kohës të jesh personi më i lumtur në dhomë. Të paktën, ata tani nuk duhet të shtiren nën presionin se duhet të buzëqeshin sa më shumë gjatë darkave apo pritjeve.

Po a jam unë një njeri i lumtur? Në asnjë mënyrë, unë nuk duroj dot as fytyrën time.

Që është një sjellje tepër e përulur dhe shumë norvegjeze nga ana ime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat