Ambasadori Donald Lu zbulon vendin më të preferuar në Shqipëri!

Turizëm

Ambasadori Donald Lu zbulon vendin më të preferuar në Shqipëri!

Më: 1 maj 2017 Në ora: 10:31
Donald Lu në Kanionet e Osumit

Për herë të parë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë rafting në Kanionet e Osumit, Skrapar me Albania Rafting Group.

Pasi mori për rreth 30 min instruksionet nga guida profesionale e Federatës së Rafting, nisi zbritjen me gomone në lumë. Ai u befasua nga bukuria e rrallë e kanioneve 2 milion vjeçare, shpateve të larta dhe plot gjelbërim, ujvarave ekzotike dhe vendeve mistike si Katedralja, Ishulli i Kanionit, Koka e Krokodilit, Ujavara e Artë etj.

Kanionet e Osumit i vuri në krye të listës mes destinacioneve të vizituara në Shqipëri, duke e vleresuar rafting si një sport argëtues dhe me emocion, shumë i preferuar dhe nga fëmijët.

Donald Lu: “Kanionet e Osumit janë shumë të veçanta. Shumë shpesh ka pyetje se cili është vendi më i preferuar në Shqipëri? Unë kam një vend të ri më të preferuar, faleminderit shumë për eksperiencën. Është një aventurë që mund ta kalojmë me fëmijët gjithashtu.Është shumë me emocion, shumë bukur”.

Gjithashtu Ambasadori Lu vizitoin në terren fazën e parë të zhvillimit të qëndrës ekologjike të sporteve në natyrë Albanian Adventure Resort, një nismë e Federatës Shqiptare të Rafting dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Donald Lu: Më pëlqen shumë që është një projekt edhe me mbështetjen e qeverisë, edhe me mbështetjen dhe investimin privat. Është një projekt që në të ardhmen do të jetë shumë shumë i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por gjithë Europën.

“AAR” shtrihet në hapësirën e një ish-reparti ushtarak të amortizuar, mes natyrës së paprekur, dhe fare pranë kanioneve të Osumit. Lokacioni i propozuar ofron një gamë mundësish për mbi 15 aktivitete aventurë, duke përfshirë rafting në afërsi te kanioneve te Osumit, hiking, kajak, hidrospid, kalërim, çiklizëm malor, kacavjerrje dhe sporte te tjera të shumta në natyrë.

Gjenerimi i të ardhurave përmes aktiviteteve komerciale do të ndihmojë për të rritur standardet e të gjitha sporteve aventurë në Shqipëri dhe do të rrisin profilin e Shqipërisë si një destinacion i turizmit aventurë në Europë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat