Ulqini vizitohet 13% më shumë këtë vit

Turizëm

Ulqini vizitohet 13% më shumë këtë vit

Më: 29 maj 2017 Në ora: 09:43
Ulqini

Në Mal të Zi për momentin po pushojnë rreth 24.000 turistë, çka përbën 13% më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave të organizatave turistike të qyteteve, më së shumti vizitorë janë regjistruar në Budva me 8500  dhe Herceg Novi me 4400, të ndjekur nga Ulqini me 3000 dhe qytetet e tjera bregdetare me një numër më të vogël, raporton TV Teuta.

Nga Organizata turistike nacionale thonë se këtë vit presin rritje të konsiderueshme të turistëve nga Gjermania , Britania e Madhe dhe Franca, por edhe nga Kina , Izraeli apo Japonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat