Turizmi në Shëngjin, qytetarët nga Kosova me numrin më të lartë të rezervimeve

Turizëm

Turizmi në Shëngjin, qytetarët nga Kosova me numrin më të lartë të rezervimeve

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 20:25
Shëngjin

Në Shëngjin turistët kanë rezervuar më herët, duke shmangur kështu periudhën e fluksit të përvitshëm.

Përgatitjet në kohë për sezonin turistik kanë bërë që ky interes të jetë më i lartë se në vitet e shkuara. Sipas të dhënave nga hoteleritë e Shëngjinit, qytetarët nga Kosova përbëjnë numrin më të lartë të këtyre rezervimeve, por shihet tendencë në rritje edhe për prenotime nga turistët e huaj.

Të shumtë janë hoteleritë që edhe në këtë periudhë kanë një fluks të kënaqshëm turistësh të akomoduar. Rezervimet e shpejta kanë bërë që Shëngjini të shohë me perspektivë për të ndërhyrë akoma më herët në ofrimin e shërbimeve përgjatë bregdetit për vitin e ardhshëm. Impakti i menjëhershëm ka bërë që zgjatja e sezonit të konceptohet si hapje e hershme e sezonit dhe shërbime më të mira për vizitorët dhe turistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat