Francezët e dashuruar me Qeparonë

Turizëm

Francezët e dashuruar me Qeparonë

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 09:21
Fshati Qeparo

Shqipëria nuk mund të krenohet vetëm me bregdetin e bukur, qytetet historike, apo edhe Tiranën. Tashmë edhe fshatrat e saj janë shumë atraktive për turistët. Fshati Qeparo në Shqipëri, që është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Madje, një çift francez jeton prej gjashtë vitesh në këtë fshat. Deborah Auge, nga Montpellier e Francës, jeton prej gjashtë vitesh në Qeparo, me bashkëshortin Philippe.

Shqipëria nuk mund të krenohet vetëm me bregdetin e bukur, qytetet historike, apo edhe Tiranën. Tashmë edhe fshatrat e saj janë shumë atraktive për turistët. Një i tillë është fshati Qeparo në Shqipëri, që është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Madje, një çift francez jeton prej gjashtë vitesh në këtë fshat. Deborah Auge, nga Montpellier e Francës, jeton prej gjashtë vitesh në Qeparo, me bashkëshortin Philippe, raporton “DW” në gjuhën shqipe.

Mësohet se çifti kanë blerë dhe kanë rikonstruktuar dy shtëpi në fshat, ku kalojnë muajin qershor e shtator.

Deborah po përpiqet të mësojë gjuhën shqipe, kurse fjala e preferuar është ‘Shëndet’. Ajo thotë se fshati është shumë i bukur dhe pas pensionimit mendojnë të vendosen përfundimisht në këtë fshat. Gjithashtu edhe Philippe ka thënë se Shqipëria ka shumë bukuri, njerëzit janë miqësorë dhe mikpritës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat