Shqipëria pushton turizmin evropian

Turizëm

Shqipëria pushton turizmin evropian

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 16:47
Turizmi ne Shqiperi

Mediat italiane i kushtojnë rëndësi të veçantë zhvillimit të turizmit në Shqipëri dhe pikave turistike, të cilat konsiderohen si mjaft tërheqëse për turistë të shumë evropianë nga Gjermania, Rusia dhe Italia.

Tgtourism.tv përkujton se ministrja e Turizmit e Shqipërisë, Milva Ekonomi, ka deklaruar se sektori i turizmit ka shënuar një ngritje të vërtetë vitin e kaluar, me 15 për qind në krahasim me vitin paraprak, që përkthyer në numra i bie se Shqipëria ka pasur 4.3 milionë turistë.

Mediumi italian përkujton se Shqipëria ndodhet në mes të Greqisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi, dhe se plazhet e saja janë mjaft atraktive për turistët e huaj.

“Deti i bukur është sigurisht një nga pikat e forta të këtij vendi kaq pak të njohur sot”, thuhet në tekstin e këtij mediumi.

Tgtourism.tv rekomandon disa nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, si Sarandën në jug të vendit, ku uji është mjaft i pastër dhe ka shumë restorante dhe bare me produkte vendore.

Ksamili është një tjetër pikë turistike që ndodhet vetëm disa kilometra larg  Sarandës, në të cilin po ashtu ka disa bare dhe restorante ku turistët mund të freskohen dhe të konsumojnë ushqime.  

Dhermia në jug të Vlorës ka plazh të gjatë me plotë rërë. Kjo pikë turistike posedon bare, restorante, ndërsa për ata që janë të interesuar për jetën e natës janë klubet.

Një nga pikat turistike që përmend mediumi italian është edhe Karaburun i, plazhi i të cilit është pjesë e parkut nacional Karaburun-Sazan. Turistët në këtë pikë do të mund të kënaqen me ujin e pastër, i cili është i përshtatshëm për zhytësit, ndërsa në park ata do të mund të gjejnë gërmadha romake dhe relikte nga Lufta e Dytë Botërore.

Një pikë tjetër turistike është Gjipe, i cili ndodhet afër plazhit të Dhërmiut. Kjo pikë turistike karakterizohet me pamje të mrekullueshme të detit.

Por, Shqipëria nuk ka vetëm plazhin e bukur, por ajo po ashtu ofron edhe disa vende me rëndësi historike dhe interes arkeologjik, si Durrësi, Gjirokastra, Butrinti dhe Apolonia. 

Image
Turizmi ne Shqiperi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat