Tamara e Kelmendit, mrekullia vetë e turizmit malor të Shqipërisë

Turizëm

Tamara e Kelmendit, mrekullia vetë e turizmit malor të Shqipërisë

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 12:18
Tamara e Shkodrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes “Facebook” ka postuar pamje mahnitëse nga Tamara e Shkodrës. Rama bën të ditur se Tamara tanimë e transformuar dhe e rilindur, sipas tij, përbën një mrekulli të turizmit të bukur malor në Shqipëri.

Fshati Tamarë, qendra administrative e komunës së Kelmendit, ndodhet në 280 m lartësi, mes malesh, atje ku bashkohen lumenjtë Cem i Selcës dhe Cem i Vuklit.

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Tamara e transformuar dhe e rilindur si një mrekulli e turizmit tonë të bukur malor”, shkruan Rama.

Tamara është një nga perlat e Alpeve shqiptare. Ajo po kthehet në burimin më të fuqishëm ekonomik për 2 mijë banorët e saj dhe një aset i çmuar i turizmit kombëtar.

Sot, Tamara ka një shëtitore të re, e shtrirë në 5 mijë m2 përgjatë lumit Cem, është bërë rikonstruksioni i çative dhe është bërë riveshja e fasadave të ndërtesave në qendër, si dhe është bërë mbjellja e pemëve përreth shëtitores. Investimi prej 56 milionë lekë gërsheton peizazhin natyror me karakteristikat alpine të zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat