Majet e Sylbicës, këto alpe shqiptare

Turizëm

Majet e Sylbicës, këto alpe shqiptare

Nga: Agron Gjedia, ?Aziz Bytyçi Më: 10 korrik 2017 Në ora: 11:07
Bukuritë natyrore

Ta ruajm Bjeshkën e Sylbicës sa nuk është vonë dhe të vemë para pergjegjësisë të gjithë shperdoruesit e saj.

Më datën 09.7.2017, përmes sensibilitetit të disa Bytyçasve të cilët si shumë bashkëvëndas të tyre qe jo vetem se kanë migruar sikurse ata, por për një jetë më të mirë edhe janë detyruar te emigrojnë jashtë atdheut, edhe pse të ndodhur në Tiranë e Durrës, me mëndje dhe zëmer kan qenë dhe janë përher në vendlindjen e tyre Bytyçin.

Por në mënyrë të pandarë edhe ne vëndëverimin e përhershëm ku rritën shtatin dhe thurën ëndrrat më të mira të rinisë, në Bjeshkën e Sylbicës së Bytyçit, për të cilën janë të shqetësuar lidhur me keqadministrimin e saj të deritanishëm. 

Prandaj nuk ka se si të jetë ndryshë, përposë faktit të pamohueshëm se kudo qe ata të ndodhën dhe sado qe të arrijnë në jetë, e të jetë ndryshë që ata të mos e ndajnë shqetësimin e tyrë edhe për vendlindjen në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë për “shtepizën” e përbashkët të të gjithë bytyçasve, Bjeshkën e Sylbycës.

Sepse ka qënë dhe duhet të jetë edhe në të ardhmën ajo bjeshkë e cila na ka farketoi unitetin në mes njëri-tjetrit, ndjenjat vellazërorë, e mbi të gjitha mbarëvajtjen përmes disa rregullave të kodifikuara në mënyrë strikte sikurse ka qenë “Sulli” i Bjeshkës së Sylbicës. 

 
Image
Pamje nga takimi

Ata dhe jo vetëm ata mbetën të papajtueshëm më revanshin e disa zollumqarëve, plangeprishësve dhe lakmiqarëve të cilet akoma pandehin se është bërë “deti kos”, e o’burra kush të jetë më i “zoti”, se tjetri e të zaptojnë jo vetëm sa të mundën por edhe sa nuk mundën, pa pasë nevojë por mbi nevojën, pa qenë në hall por pavarësisht nga halli.

Sepse hallet e gjithsejcilit komuniteti i Bytyçit i ka zgjidhur përorë pa lënë dikën në nevojë, por edhe pa lejuar qe ndokush të cilin e lë mendja të qes “bidatë” e të nepërkëmbin të gjithë ata qe e kanë dashë dhe e duan mirëadministrimin e asaj bjeshkë të përbashkët, të cilën baballarët tanë na e kanë lënë “qyl’, dhe ne duhet të dimë ta ruajm dhe trajtojmë atë ashtu sikurse është tradita jonë e mirë.

Në këtë rastë më së miri lakmiqarve të komunitetit tonë (por në tjetër sensë sepsë në qëndrimin e tyrë nuk ka asnjë gjë për tu shpërblyer) u ngjajnë personazheve të një historie apo proverb kinez, fabula e së cilës është sa vijon: 

“Sipas rrëfenjave të lashta të Kinës, një mbret deshi ta shpërblejë një qytetar të mbretërisë, për shkak të përkushtimit të tij.Ai i tha:”Do të të jap të gjitha pronat të cilat do i përshkosh në këmbë!”.Burri u gëzua shumë nga ky premtim i mbretit dhe menjëherë nisi udhëtimin e tij në këmbë. Pasi kishte përshkuar një distanca të gjatë, ndjeu lodhje dhe vendosi të qëndrojë aty. Aq sa kishte shkelur i mjaftonin. Por kur hodhi shikimin nga ana tjetër, gjerësia e tokave të gjelbra, pyje pafund, lumenj dhe kafshë të egra, hoqi dorë dhe vazhdoi rrugëtimin për më shumë prona. Përshkoi distancë të gjatë në këmbë dhe mendoi të ndalej dhe të kthehej duke u mjaftuar me aq, por sërish hezitoi dhe vendosi të vazhdojë të ecë për më shumë. Në mendje i vinin fëmijët, nipërit e mbesat e tij që do i gëzonin këto toka. Ai shihte fëmijët e vegjël, pasardhësit e vet duke luajtur në ato vende, duke gjuajtur kafshë të egra dhe duke falënderuar gjyshin e tyre që ishte lodhur aq shumë për ta.Ai vazhdoi të ecë e të ecë, për të mos u kthyer më kurrë. Disa thonë se u gjet pa frymë i shembur përtokë, dikush tjetër thotë se humbi rrugën nëpër pyje dhe nuk dinte si të kthehej, dikush tha se e hëngrën egërsirat. Gjithsesi, ajo që dihet është se ai nuk posedoi as dhe një metër tokë nga ato që përshkoi në këmbë. Ai nuk u mjaftua, nuk u ngop dhe lakmoi më shumë”. 

Image
Bukuri natyrore

Më rastin e këtij takimi u’terhoqë vemëndja për jetësimin e nismës se ndërmarrë kohë më parë për aktualizimin e rregullavë te administrimit të Bjeshkës së Sylbicës dhe normalizimin për të gjitha ato rastë qe kanë shkelur dhe kanë tejkaluar rregullat e mbarvajtjes së komunitetit Bytyças në Bjeshkë.

Bjeshkë e cila ka qenë dhe është një pronë e përbashkët ne këndëvështrimin tradicional e cila edhe pse përkohësisht nuk arrin të shfrytëzohet nga “bashkëpronarët” e saj qe janë bytyçasit e Bytyçit kudo qe ata ndodhënm, nuk quhet e braktisur prej tyre edhe pse ata kanë migruar dhe emigruar gjetkë dhe nuk quhet e pervetësuar nga ata që kanë mundesi e dalin në Bjeshkë dhe për sa kohë dalin kanë të vetmin privilegj se atë shfrytëzojnë përgjithësishtë në të mirë të tyre, por pa e dëmtuar atë.

Në këtë takim u’tha dhe u’la qe të përfundojë ngritja e komisionëve perkatsë për administrimin e asaj bjeshke, si në rang fshatrash dhe po ashtu edhe në rang krahinë dhe ato komisionë të vihet në efiçencë dhe në bashkëpunim më pushetin vëndorë dhe sipas nevojës edhe më atë qëndrorë, organet e drejtësisë, për të ruajtur dhe administruar sa më mirë Bjeshkën e Sylbicës së Bytyçit.etj.

Për të bërë një bilanc të kësaj nismë u’la qe më datën 16.07.2017, të mblidhen strukturat e Shoqatës Mbarëkombetarë “Bytyçi”, të përfundojë ngritja e komisionëve të cilat në bashkëpunim me më të moshuarit dhe të urtit e komunitetit Bytyças të kadastrojnë të gjitha telat qe janë për verim në Bjeshkën e Sylbicës, si dhe të përcaktojnë sipas nevojës objektive tendëncat e zgjerimit të tyrë.

Ashtu sikurse është lënë në takimin e përfaqësisë së komunitetit Bytyças më Kryetarin e Bashkisë Tropojë, të evidentohen të gjitha ato rastë qe kanë zënë pa nevojë dhe palejë hapsirat publikë dhe të rivëndosët në vëndë çdo shkeljë e konstatuar, por njekohësishtë edhe dukë përcaktuar masa parandaluesë, duke paralajmruar çdo shkëlës të rregullit dhe mjedisit, si dhe duke kerkuar ndeshkimin nga ligji për të gjithë te pabindurit dhe shkelsit e rregullit dhe të ligjit i cvili është i qartë dhe i ashpër për të gjithë prishësit e mjedisit dhe aqë më tepër të zonave të mbrojtura sikurse është edhe Bjeshka e Sylbicës.

Çdonjëri prej pjesëmarrësve në këtë takim ishtë absolut në qëndrimin e tyrë për të mos lejuar qe ajo zonë atraktivë edhe për turistë, po ashtu sikurse po shihet edhe për “Festën e Bjeshkëve të Malësisë së Gjakovës” e cila sivjet pret të mbahet për të dytin vitë radhazi dhe tani se fundmi ajo bjeshkë perrallorë sherbeu si dekor edhe për vidioklipet e organizuar nga Skender Haklaj për “Vallën e Tropojës” si një nismë për t'u pranuar në UNESKO, që ajo të lihet në mëshirën e fatit e të njerëzve të papërgjegjshëm. 

Por njëkohësisht përpos vlersimit të gadishmërisë së pushtetit vendor në Tropojë që t'u përgjigjet kërkesave të komunitetit Bytyças dhe përfaqësuesve të tyre për sa i përket qëndrimeve qe do mbahen karshi shkelësve të rregullit dhe ligjit, u kërkua që aty pushtet si i mandatuar dhe amanetqarë i popullit të vetëveprojë sipas kompetencave që i ka dhënë atij ligji dhe njëkohësisht edhe t'i kërkohet informacion dhe ‘hesapë’ një më një, për çdo rast të mosushtrimit të pergjegjësive të tija ligjorë dhe të arrihet edhe deri në kallzim për ndjekjë penalë për të gjitha ato rastë të pasojave të rënda dhe vënjën para përgjegjësisë vepruesit dhe mosvepruesit e sjelljës së pasojave të kundraligjshëm, etj. 

Pjesëmarrësit e këtij takimi: 1)-Gani Isan Aliaj, 2)-Sherif Idriz Imari, 3)-Xhemajl Isuf Nezaj, 4)-Murat Salih Nezaj, 5)-Isa Ozman Hajdari, 6)-Isuf Rexhep Haxhiaj,7)-Hysni Zenun Imeraj, 8)-Agron Isa Gjedia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat