Turistët e Maqedonisë mund të marrin ndihmë mjekësore falas në 17 shtete - Bota Sot
Turistët e Maqedonisë mund të marrin ndihmë mjekësore falas në 17 shtete

Turizëm

E premte, 15 dhjetor 2017

Turistët e Maqedonisë mund të marrin ndihmë mjekësore falas në 17 shtete

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 11:25
Ilustrim

Nuk është i vogël numri i atyre qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që nuk janë të informuar se gjatë pushimit veror mund ta realizojnë të drejtën e ndihmës shëndetësore urgjente jashtë territorit të Maqedonisë.

Nga FSSHM thonë se çdo vit në vazhdimësi me kohë i informojnë qytetarët e Maqedonisë për mundësinë që ta realizojnë të drejtën e tyre të mbrojtjes shëndetësore urgjente dhe të domosdoshme gjatë qëndrimit ose në pushim dimëror jashtë Republikës së Maqedonisë. Nga atje potencojnë se personat e siguruar në Fond paraqesin interes të madh për marrje të formularëve dygjuhësor për qëndrim të përkohshëm/udhëtim turistik.

“Për personat e siguruar e FSSHM kur përkohësisht qëndrojnë në vendet me të cilat kemi marrëveshje për sigurim social, janë mbuluar vetëm intervenime urgjente dhe të domosdoshme për mënjanimin e rrezikut për jetë, derisa mundësohet kthim në vendin amë të personave të siguruar në FSSHM. Konfirmimet për qëndrim të përkohshëm (udhëtim turistik/pushim) jepen në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, sqarojnë nga FSSHM.

Mbrojtje shëndetësore vetëm në raste urgjente

Fondi për sigurim shëndetësor të Maqedonisë i ka njoftuar të gjithë personat e siguruar se gjatë pushimit vjetor mund ta realizojnë të drejtën e tyre të mbrojtjes shëndetësore me formular dygjuhësor jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë edhe atë në 17 shtetet si vijon: Gjermani, Austri, Shqipëri, Turqi, Kroaci, Slloveni, Serbi, Mali të Zi, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë, Çeki, Holandë, Luksemburg, Belgjikë, Francë, Itali dhe Sllovaki.

“Nën mbrojtje urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore nënkuptohet shfrytëzim i shërbimeve shëndetësore, shtrirja e së cilës nuk mund të anulohet deri në kthimin e planifikuar në Republikën e Maqedonisë”, thonë nga FSHM.

Për këtë qëllim para udhëtimit jashtë vendit, personat e siguruar në FSSHM duhet të drejtohen në shërbimin rajonal të FSSHM ku është parashtruar fletëparaqitja për sigurim të domosdoshëm shëndetësor dhe të plotësojnë Kërkesë (PP1) për dhënie të formularit dygjuhësor për reagimin e të drejtës së sigurimit shëndetësor gjatë qëndrimit të përkohshëm (privat ose zyrtar, shkollimit, qëndrimit studimor, përsosjes profesionale, qëndrim në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar – teknik, shkencor dhe kulturor dhe ngjashëm) në njërën nga shtetet e lartpërmendura”, informojnë nga FSSHM.

Me Kërkesë deponohet dokumentacionin vijues:

 Vërtetim për gjendje shëndetësore, të dhënë nga mjeku i zgjedhur (i përgjithshëm dhe gjinekolog për femra) dhe

2.  Konstatim, vlerësim dhe mendimet të komisionit mjekësor të FSSHM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test