Turizmi sjell aksidente të shumta rrugore në Ballkan - Bota Sot
Turizmi sjell aksidente të shumta rrugore në Ballkan

Turizëm

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Turizmi sjell aksidente të shumta rrugore në Ballkan

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 20:27
ilustrim

Polici maqedonas Jovo (Kondovski) dhe polici shqiptar Besniku do të punojnë bashkarisht në patrullën e kontrollit rrugor në Sarandë për të ulur aksidentet përgjatë muajit gusht. Qyteti bregdetar shqiptar përjeton në këtë sezon veror një dyndje të turistëve sidomos nga Maqedonia. Zëdhënësi i policisë shqiptare Gentian Mullai i tha Zërit të Amerikës se “Ministritë e Brendshme të të dy vendeve po zbatojnë përgjatë sezonit turistik një protokoll firmosur në shtator të vitit 2014, sipas të cilit në Sarandë dhe në Strugë do të kryejnë shërbim punonjës të dy policive”. “Ky bashkëpunim ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shkëmbimin e përvojave mes dy policive për përballimin e prurjeve turistike si dhe krijimin e një ndikimi pozitiv tek qytetarët respektivë”, tha zoti Mullaj. Klima e mirë e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Shkupit duket se ka ndikuar në zbatimin e protokollit pas tre vitesh. Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako në një takim me forcat shqiptare të sigurisë rrugore e vlerësoi bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. “Shqipëria përballet në këtë sezon veror me një prurje të lartë turistike dhe niveli i shërbimit policor po rritet falë edhe bashkëpunimit me vendet fqinje, tha ai.

Ritmi i lartë i lëvizjes gjatë verës në rajon rrit aksidentet

Sipas të dhënave zyrtare numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri në muajin Qershor 2017 rezulton nga Kosova me 31,0 %, dhe pasohet nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 12,1 % .më pas vijnë hyrjet nga Greqia me 9,2 % dhe Itali 7,5 %. Hyrja e shtetasve të huaj muaj pas muaji njeh rritje në Shqipëri dhe rrugët tokësore përbëjnë peshën më të madhe të lëvizjes së udhëtarëve. Sipas të dhënave të Institutit shqiptar të statistikave vetëm në muajin Qershor 2017, hyrjet në rrugë tokësore zunë 76,9 %, të peshës total të lëvizjes ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zunë 14,7 % dhe ato detare zunë 8,4 %. Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin Qershor 2017 ishte 207.972, ndërsa në Qershor 2016 ky numër ishte182.606 me një rritje me rreth 13,9 % në 2017. Lëvizja e rënduar në rrugët e vendit ka rritur edhe rrezikun e aksidenteve rrugore. Raporti i fundit i Institutit shqiptar të Statistikave flet se vetëm gjatë gjashtë mujorit te parë të vitit 2017 u regjistruan 899 aksidente rrugore ku 105 persona humbën jetën, ndërsa 1100 të tjerë, u lënduan. Numri i aksidenteve shënoi rënie krahasuar me 6 mujorin e parë të 2016, por qershori i 2017 shënoi një numër rekord me 185 aksidente rrugore, duke e tejkaluar me 2,2% numrin e aksidenteve të ndodhura në qershorin e 2016. Sipas statistikave shqiptare dhe nga ekspertiza e kryer gjatë aksidenteve ka dal në pah se në 80% të rasteve fajtor ka qenë drejtuesi i mjetit, që në shumicën e rasteve ka qenë i grupmoshës 25-35 vjeç.

Aksidentet problem dhe për Kosovën

Policia e Kosovës tha se vetëm gjatë muajit qershor, pa nisur ende mirë sezoni turistik i këtij viti, në rrugët e vendit ndodhën rreth 1500 aksidente rrugore ku 15 persona humbën jetën dhe u lënduan rreth 1200 persona. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, nga 46 aksidente me pasoja të rënda kanë humbur jetën 50 persona, ndërsa numri i aksidenteve me lëndime është 2.781. Policia e Kosovës thotë se mbi bazë të statistikave të aksidenteve si faktor kryesor renditen pakujdesitë e drejtuesve të automjeteve dhe rritja e qarkullimit rrugor.Kosova përballon gjatë verës një dyndje të udhëtarëve drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet në bregdet . Prej fillimit të Korrikut Policitë e Shqipërisë dhe të Kosovës zhvillojnë patrullimin e përbashkët në territorin e Shqipërisë, veçanërisht në Rrugën e Kombit që lidh Tiranën me Pikën kufitare të Morinës. Zëdhënësi i policisë shqiptare Gentian Mullaj tha se mbi bazë te protokolit që po zbatohet prej tetë vitesh tre patrulla nga Kosova dhe tre nga Shqipëria do të kryejnë kontrolle në akset rrugore shqiptare deri në 31 gusht për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Tregues të lartë të aksidenteve në Maqedoni

Edhe Maqedonia fqinje ka tregues mjaft të lartë të aksidenteve rrugore.Të dhënat zyrtare të viti ttë shkuar folën për mbi 145 persona që humbën jetën në aksidente rrugore një numër më i lartë se viti 2015. Sipas të dhënave zyrtare në periudhën 2001-2008, numri i aksidenteve të trafikut Në Maqedoni, ishte në rritje të vazhdueshme, ndërsa në periudhën më pas erdhi në rënie. Sipas të dhënave zyrtare vetëm për periudhën 2001-2010 në aksidentet e trafikut rrugor në Maqedoni humbën jetën 1.307 persona dhe u plagosën 28.684 persona ndërsa në periudhën 2010-2013, në aksidentet e trafikut në Maqedoni humbën jetën 502 persona dhe 19.487 persona u plagosen. Shkaku më i zakonshëm i aksidenteve të trafikut në vend sipas ekspertëve është nga tejkalimi i shpejtësisë, (9.973 raste). Aksidente të shkaktuara për shkak të mos respektimit të rregulloreve të trafikut ishin 4.842 raste, ndërsa 1.262 aksidente trafiku ndodhën nën ndikimin e alkoolit.

Qindra persona humbin jetën në vit në aksidentet në vendet e Ballkanit Perëndimor

Në krahasim me shumë vende Evropiane, në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor vdekjet në aksidente janë tre herë më të mëdha. Sipas të dhënave jozyrtare, në rrugët e Ballkanit, humbin jetën rreth 1.700 persona mesatarisht cdo vit. Në një raport të botuar në dhjetor të vitit të shkuar nga Instituti Amerikan i Kërkimeve për Zhvillimin e Politikave me autore tre ekspertë të sigurisë rrugore (Esat Gashi, Micaël Tille dhe Gjynejt Mustafa) thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë ndër "performuesit më të këqij të sigurisë në rrugë në Evropë" bazuar në të dhënat e numrit të vdekjeve në askidentete rrugore.” Sipas Raportit në këto vende, numri i viktimave për 100 mijë banorë në aksidente rrugore varion në shifrat: 7 viktima në Kosovë, 9.9 në Maqedoni, 12.7 në Shqipëri. Por Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova renditen në bazë të statistikave si vende me aksidente më të rënda fatale. Raporti vlerëson se ndërgjegjësimi i ulët publik, standardet e vjetëruara të infrastrukturës dhe automjeteve, si dhe trajnimi i dobët për shoferët janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në shkallën e lartë të aksidenteve rrugore. Sipas raportit viktimat ne raport me numrin e banorëve pothuajse në çdo vend të Ballkanit Perëndimor përbëjnë tregues më të lartë se norma mesatare e BE-së. Bazuar në të dhënat zyrtare shkalla mesatare e vdekshmërisë së BE-së shkaktuar nga aksidentet rrugore në vitin 2012 ishte 51 ndërsa në vendet e Ballkanit Perëndimor ishte 60.2. Treguesit më të larta të aksidenteve në Ballkanin Perëndimor ishin në periudhën 2006-2008 ndërsa shifrat erdhën në rënie në gjashtë vendet anëtare në vitet më pas. Në raportine tre ekspertëve merret si shembull Shqipëria që në vitin 2006 shënonte 398 viktima nga aksidentet rrugore ndërsa në vitin 2014 ky numër ishte zvogëluar në 219, ndërsa në Kosovë nga 178 viktima në 2006 në vitin 2014 ishin shënuar 127 viktima.

Ritmi i lartë i lëvizjes gjatë verës në rajon rrit aksidentet

Sipas të dhënave zyrtare numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri në muajin Qershor 2017 rezulton nga Kosova me 31,0 %, dhe pasohet nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 12,1 % .më pas vijnë hyrjet nga Greqia me 9,2 % dhe Itali 7,5 %. Hyrja e shtetasve të huaj muaj pas muaji njeh rritje në Shqipëri dhe rrugët tokësore përbëjnë peshën më të madhe të lëvizjes së udhëtarëve. Sipas të dhënave të Institutit shqiptar të statistikave vetëm në muajin Qershor 2017, hyrjet në rrugë tokësore zunë 76,9 %, të peshës total të lëvizjes ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zunë 14,7 % dhe ato detare zunë 8,4 %. Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin Qershor 2017 ishte 207.972, ndërsa në Qershor 2016 ky numër ishte182.606 me një rritje me rreth 13,9 % në 2017. Lëvizja e rënduar në rrugët e vendit ka rritur edhe rrezikun e aksidenteve rrugore. Raporti i fundit i Institutit shqiptar të Statistikave flet se vetëm gjatë gjashtë mujorit te parë të vitit 2017 u regjistruan 899 aksidente rrugore ku 105 persona humbën jetën, ndërsa 1100 të tjerë, u lënduan. Numri i aksidenteve shënoi rënie krahasuar me 6 mujorin e parë të 2016, por qershori i 2017 shënoi një numër rekord me 185 aksidente rrugore, duke e tejkaluar me 2,2% numrin e aksidenteve të ndodhura në qershorin e 2016. Sipas statistikave shqiptare dhe nga ekspertiza e kryer gjatë aksidenteve ka dal në pah se në 80% të rasteve fajtor ka qenë drejtuesi i mjetit, që në shumicën e rasteve ka qenë i grupmoshës 25-35 vjeç.

Aksidentet problem dhe për Kosovën

Policia e Kosovës tha se vetëm gjatë muajit qershor, pa nisur ende mirë sezoni turistik i këtij viti, në rrugët e vendit ndodhën rreth 1500 aksidente rrugore ku 15 persona humbën jetën dhe u lënduan rreth 1200 persona. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, nga 46 aksidente me pasoja të rënda kanë humbur jetën 50 persona, ndërsa numri i aksidenteve me lëndime është 2.781. Policia e Kosovës thotë se mbi bazë të statistikave të aksidenteve si faktor kryesor renditen pakujdesitë e drejtuesve të automjeteve dhe rritja e qarkullimit rrugor.Kosova përballon gjatë verës një dyndje të udhëtarëve drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet në bregdet . Prej fillimit të Korrikut Policitë e Shqipërisë dhe të Kosovës zhvillojnë patrullimin e përbashkët në territorin e Shqipërisë, veçanërisht në Rrugën e Kombit që lidh Tiranën me Pikën kufitare të Morinës. Zëdhënësi i policisë shqiptare Gentian Mullaj tha se mbi bazë te protokolit që po zbatohet prej tetë vitesh tre patrulla nga Kosova dhe tre nga Shqipëria do të kryejnë kontrolle në akset rrugore shqiptare deri në 31 gusht për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Tregues të lartë të aksidenteve në Maqedoni

Edhe Maqedonia fqinje ka tregues mjaft të lartë të aksidenteve rrugore.Të dhënat zyrtare të viti ttë shkuar folën për mbi 145 persona që humbën jetën në aksidente rrugore një numër më i lartë se viti 2015. Sipas të dhënave zyrtare në periudhën 2001-2008, numri i aksidenteve të trafikut Në Maqedoni, ishte në rritje të vazhdueshme, ndërsa në periudhën më pas erdhi në rënie. Sipas të dhënave zyrtare vetëm për periudhën 2001-2010 në aksidentet e trafikut rrugor në Maqedoni humbën jetën 1.307 persona dhe u plagosën 28.684 persona ndërsa në periudhën 2010-2013, në aksidentet e trafikut në Maqedoni humbën jetën 502 persona dhe 19.487 persona u plagosen. Shkaku më i zakonshëm i aksidenteve të trafikut në vend sipas ekspertëve është nga tejkalimi i shpejtësisë, (9.973 raste). Aksidente të shkaktuara për shkak të mos respektimit të rregulloreve të trafikut ishin 4.842 raste, ndërsa 1.262 aksidente trafiku ndodhën nën ndikimin e alkoolit.

Qindra persona humbin jetën në vit në aksidentet në vendet e Ballkanit Perëndimor

Në krahasim me shumë vende Evropiane, në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor vdekjet në aksidente janë tre herë më të mëdha. Sipas të dhënave jozyrtare, në rrugët e Ballkanit, humbin jetën rreth 1.700 persona mesatarisht cdo vit. Në një raport të botuar në dhjetor të vitit të shkuar nga Instituti Amerikan i Kërkimeve për Zhvillimin e Politikave me autore tre ekspertë të sigurisë rrugore (Esat Gashi, Micaël Tille dhe Gjynejt Mustafa) thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë ndër "performuesit më të këqij të sigurisë në rrugë në Evropë" bazuar në të dhënat e numrit të vdekjeve në askidentete rrugore.” Sipas Raportit në këto vende, numri i viktimave për 100 mijë banorë në aksidente rrugore varion në shifrat: 7 viktima në Kosovë, 9.9 në Maqedoni, 12.7 në Shqipëri. Por Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova renditen në bazë të statistikave si vende me aksidente më të rënda fatale. Raporti vlerëson se ndërgjegjësimi i ulët publik, standardet e vjetëruara të infrastrukturës dhe automjeteve, si dhe trajnimi i dobët për shoferët janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në shkallën e lartë të aksidenteve rrugore. Sipas raportit viktimat ne raport me numrin e banorëve pothuajse në çdo vend të Ballkanit Perëndimor përbëjnë tregues më të lartë se norma mesatare e BE-së. Bazuar në të dhënat zyrtare shkalla mesatare e vdekshmërisë së BE-së shkaktuar nga aksidentet rrugore në vitin 2012 ishte 51 ndërsa në vendet e Ballkanit Perëndimor ishte 60.2. Treguesit më të larta të aksidenteve në Ballkanin Perëndimor ishin në periudhën 2006-2008 ndërsa shifrat erdhën në rënie në gjashtë vendet anëtare në vitet më pas. Në raportine tre ekspertëve merret si shembull Shqipëria që në vitin 2006 shënonte 398 viktima nga aksidentet rrugore ndërsa në vitin 2014 ky numër ishte zvogëluar në 219, ndërsa në Kosovë nga 178 viktima në 2006 në vitin 2014 ishin shënuar 127 viktima./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test