Lansohet platforma për rezervime online - Bota Sot
Lansohet platforma për rezervime online

Turizëm

E enjte, 14 dhjetor 2017

Lansohet platforma për rezervime online

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 07:36
ilustrim

Platforma për rezervime online, me theks të veçantë për akomodime në Kosovë, lansohet sot duke filluar në ora 11:00 .

Platforma Rezervimi.com është platforma më e avancuar në vend që ofron shërbime të tilla.

Në këtë eveniment  do të bëhet prezantimi i platformës, funksionimin e saj dhe mundësitë e shumta që i ofron.

Platforma Rezervimi.com është projekt i zhvilluar nga kompania PR Solutions, projekt i cili është përkrahur nga programi PPSE, organizata zvicerane Swisscontact.

Rezervimi.com është platformë e cila ofron rezervime online të hoteleve, moteleve apo hosteleve. Faqja synon të dixhitalizojë rezervimet në Kosovë duke e bërë kështu vizitën në Kosovë shumë më të lehtë.  Po ashtu qëllimi i Rezervimi.com është edhe promovimi i turizmit në Kosovë, duke u mundësuar vizitorëve dhe bizneseve të sjellin kërkesën dhe ofertën përmes teknologjisë së lartë dhe duke ofruar produkte të qëndrueshme mjedisore, të cilat shërbejnë në fusha të ndryshme të turizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test