Mediat amerikane: Ohri ndër 10 liqenet më të bukura në Europë - Bota Sot
Mediat amerikane: Ohri ndër 10 liqenet më të bukura në Europë

Turizëm

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Mediat amerikane: Ohri ndër 10 liqenet më të bukura në Europë

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 18:40
Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit i shtrirë në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë renditet ndër 10 liqenet më të bukura të Europës nga prestigjiozja britanike ‘The Guardian’.

“Ju nuk keni pse të shkoni në det për të shijuar plazhe dhe sporte ujore. Këto brigje liqenesh ofrojnë banjo dielli, shëtitje me varkë, etj”, nis shkrimi i ‘The Guardian’ pasuar nga përshkrimi i qytetit të Ohrit, i renditur i pari si më i bukuri në Europë.

Ohri është i vendosur në anë të liqenit me të njëjtin emër, një nga më të thellët në Evropë në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në këtë qytet ndodhet edhe Kisha e Shën Jovan Kaneos, e cila ngrihet në një shkëmb, mbi një port plot me anije peshkimi me ngjyra të ndezura dhe ka një shpërndarje të plazheve të vogla.

Vizitorët mund të zgjedhin për t’u zhytur në skuba për të parë gërmimet nën ujë, i cili herë duket blu e herë i gjelbër mitik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test