Ishte pranë shfarosën, por Dhia e Egër rikthehet në malin e Tomorrit - Bota Sot
Ishte pranë shfarosën, por Dhia e Egër rikthehet në malin e Tomorrit

Turizëm

E enjte, 14 dhjetor 2017

Ishte pranë shfarosën, por Dhia e Egër rikthehet në malin e Tomorrit

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:50
Dhia e Egër

Dhija e egër, një specie e menduar e zhdukur nga gjuetia e paligjshme, shfaqet përsëri në malin e Tomorrit.

Janë bërë disa përpjekje  me kamera-kurth nga specialistët e AdZM-së së Beratit dhe më në fund ajo identifikohet nga kamerat në habitatin e saj  natyror.

Gjuetia e pakontrolluar si dhe dëmtimi i pyjeve pas viteve ’90, bëri që kjo specie që dominonte këto lartësi të egra të mendohej e zhdukur.

Kamerat u vendosën afër majës veriore të Malit të Tomorrit, në fshatin Qafë- Dardhë të Beratit. Specialistët e AdZM-së së Beratit, thonë se puna do të vazhdojë edhe në majën jugore të malit, në zonën e Skraparit.

Dhija e egër është një specie e përhershme e këtyre lartësive dhe simbol i kafshës vitale për tu përshtatur me kushte të vështira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test