Njëzet fshatra që me bukurit e tyre terheqin vemendjen e çdo vizitori - Bota Sot
Njëzet fshatra që me bukurit e tyre terheqin vemendjen e çdo vizitori

Turizëm

E enjte, 14 dhjetor 2017

Njëzet fshatra që me bukurit e tyre terheqin vemendjen e çdo vizitori

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 27 shtator 2017 Në ora: 11:44
Të rinjtë e fshatit Lubinë duke vallëzuar në një dasme të fshatit

Nga biseda që i zhvilluam me banoret e  fshatiti Lubinja e Epërm dhe disa të tjera - ku ishin këto ditë për një vizitë të shkurtër mësuam së Regjioni i njëzet fshatrave të Sharrit në këmunënë e Prizrenit të cilat  shtrihen në pjesën Jug-Lindje të Kosovës, duke filluar nga afërsit  e Prizrenit  shkojnë pjerrtas me maje apo thepave në formë piramidale të radhitura njëra pas tjetrës, apo siç e quheshin nga antikiteti populli ilir, majat e sharrës, nga ngjashmëria me thepat e sharrës, qe formojnë figura të njëpasnjëshme karakteristike në zemër të Ballkanit. Bnoret e fshatrave  Zhupë, Srecka e Peçani, Lubinja e Epërm, Lubinja e Poshtem, Prevallë dhe banoret e shume fshatarve tjera të këtij regjioni banoret e të cilave kryesisht mirren me blektori- sidomos rritjen e deleve dhe kafsheve të tjera, ndërtimtari, hoteleri, bukëpjekeri dhe profesione të tjera. Kur jemi këtu duhet përmendur së shumica e banoreve të këtyre njezet fshatarva janë të punesuar ne botene jashtëm - duke fullua nga Amerika, Australi dhe shtete tjera te Evropes dhe botes - nga ku e sigurojne  eksiztencen e jetës për veti dhe familjet e tyre n ë Kosovë.

Image
Pamje nga fshati Lubonje Epërm

 Regjioni malor  i këtyre aneve- na thanë në vazhdim të bisedës banoret e kësaj ane është i njohur  në dokumente të autorëve të ndryshëm, që nga shekulli i V para erës se re më emrin “Mont Skardus”, nga Horodoti, i cili i përshkruan edhe fise ilire dhe kufizimet e tyre. Nder shekuj këto vargmale shërbyen si mur natyror, mbrojtës nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë  edhe  Greqisë të cilat konsideroheshin si të pakapërcyeshme. Maja më e lartë nga fillojnë këto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinën frënge, "Pamje e bukur" "le boene ten" e qe mbeti pastaj ne popull si  Maja e Lubotenit  e cila ka një lartësi prej 2.553 metra mbi nivelin e detit.

Nder shekuj këto vargmale shërbyen si mur natyror në mbrojtën nga sulmet barbare

Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë janë tepër të lidhura shpirtërisht me këto bjeshkë, male dhe fshatra të cilat i konsiderojnë si të shenjta. Në muajin qershor, për çdo vit këtu  mbahet një procesion në drejtim të Lebotenit, duke ecur këmbë deri në lartë, ku marrin pjesë me mija  këmbësorë në shenjë respekti ndaj kësaj bukurie natyrore që njerëzit janë të vetëdijshëm në mbrojtjen e ambientit  dhe pylltarisë, florës dhe faunës që është shumë e pasur në këto bjeshkë. Mu ne maje të malit të Lebotenit, rrjedh një burim i madh uji që vendasit e  këtyre anëve e quajnë “Pusi i Nikës”. Këto  bjeshkët  janë të njohura. Për blegtori.

Image
Bjeshkët dhe malet e këtij regjioni që paraqesin trekendshin në me Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë

Liqeni më i madh mbi Korab është Liqeni Gramë në anën shqiptare të kufirit. Shkëmbinjtë dhe sed6imentet e rajonit vijnë nga epoka të ndryshme. Këtu ndeshen granitet paleozoikë, gëlqerorët mezozoikë, dhe shkëmbinjtë vullkanikë. Sedimentet janë të epokës kuaternare të akullnajave, me përjashtim të sedimenteve të brigjeve të lumenjve, të cilat janë të ditëve të sotme. Malet e e këtyre fshatrave kanë një rëndësi të madhe për të  gjitha mjediset përreth  se aty gjenden burimet ujore nga ku ushqehen lumenjtë e rajonit në mesin e tyre edhe Lumbardhi i Prizrenit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Një nga liqenet e ngrira më të mëdha në këto bjeshkë është Liqeni i Livadicës, i cili gjendet menjëherë poshtë majës me të njëjtin emër ka një lartësi prej 2.173 metrave në Kosovë. Liqeni është 230 metra i gjatë dhe 120  i gjerë, ndërsa thellësia e tij shkon deri në  shtat metra.

Burimet e shumta ujore ushqyeset kryesore të lumejve të rejonit

Rrjeti hidrologjik i Malit të Korabit është shumë i dendur dhe karakterizohet nga përronj të mëdhenj me prurje gjatë gjithë vitit, si dhe nga rrëke të vogla me prurje të përkohshme në stinën e shirave dhe në periudhën e shkrirjes së dëborës. Përroi i Veleshicës është më i madhi dhe është i mbushur gjatë gjithë vitit me ujë që mblidhet nga fushat e Korabit, Sorokolit dhe nga pjesa më e madhe e zonës kryesore perëndimore që gjendet në territorin i Kalasë së Dodës. Fauna e këtyre maleve përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara, si ariu i murrmë rrëqebulli derri i egër, ujku, kaprolli, dhit e egëra dhe shpendët si shqiponja e malit, thëllëza e malit gjeli i egër, skifteri dhe  mishngrënësit e mëdhenj përshkojnë distanca të mëdha, kalojnë kufijtë e shteteve duke bërë kështu të mundur mbijetesën e popullatave ndërkufitare të specieve të tyre. Speciet e zakonshme, ato të rralla dhe ato të rrezikuara në rajon përshkruhen.

Image
Një foto për kujtim me banoret e Lubonjës së Epërm

Shfaqja e tyre varet nga lartësia mbi nivelin e detit, ekspozimi dhe lloji i tokës apo përmbajtja e shkëmbit. Këtu gjenden komunitete të ndryshme pyjore, të cilat  pjesërisht kanë degraduar në komunitete shkurresh malore, veçanërisht në zona ku pyjet janë prerë në mënyrë të përsëritur. Pjesa më e madhe e zonave mbi brezin pyjor mbulohen nga kullota malore gjë që mirë po shihen në fotografit tona, nga bimësia e tokave shkëmbore-gëlqerore dhe, shkëmbore-të pasura me bimët e lëndinave, vegjetacioni i tokave të lagështa që ndodhen lart në male dhe nga vegjetacioni i rrafshnaltave me bar. Në pikat më të larta të ekspozuara ndaj erërave të ftohta gjenden ishuj vegjetacioni në mes të dëborës, çka është një dukuri tipike për zonat e larta malore të këtyre bjeshkeve të mirënjohura për bukuri që rrallkund i shef syri i  vizitorit.

Shkalla e lartë e e botes bimor në këtë  rajon është rrjedhojë e diversitetit të habitateve, pozicionit gjeografik të rajonit dhe faktorëve historikë të zhvillimit të tij. Vend-ndodhja e veçantë e malit të Korabit bën që këtu të gjenden element floristikë si të Ballkanit, ashtu edhe të rajonit të Mesdheut. Për rrjedhojë, këto male janë të pasura me një numër tejet të madh speciesh bimore. I veçantë është fakti që këtu kanë mbijetuar specie të shumta të periudhës terciare dhe të asaj të akullnajave, të cilat, në pjesë të tjera të Evropës t janë zhdukur. Një ndër këto specie relikt është pisha maqedonase me pesë gjethe në formën e gjilpërës, dhe pisha boshnjake, e cila gjendet në zona më të thata dhe më shkëmbore se sa specie e mësipërme. Të dyja këto specie janë endemike, d.m.th., janë unike për këtë rajon gjeografik...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test