Vendet më të bukura për të bërë hiking në Greqi

Turizëm

Vendet më të bukura për të bërë hiking në Greqi

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:28
Mali Parnassos

Shumica e njohin Greqinë për plazhet e bukura dhe kuzhinën e shijshme që ka, por ndryshe nga këto, Greqia posedon edhe male të bukura të cilat ju mahnitin me pamjen që ofrojnë.

Ju sjellim disa nga vendet më të bukura për të bërë viking në Greqi:

Image

‘Vikos Gorge’

Vikos Gorge është kanioni më i madh i Evropës me një thellësi prej thuajse 1,000 metrave dhe është i gjatë 20 kilometra. Shtrihet në malet veriore ‘Pindus’ në zonën historike të Epirusit dhe është 40 kilometra larg kufirit me Shqipërinë në regjionin e Zagorisë.

Mali u ofron adhuruesve të hikingut fshatra piktoresk dhe peizazhe të cilat gjithmonë i kanë ëndërruar.

Image

Parnassosi

Mali Parnassos ofron qasje për ecje në pjesën e vet perëndimore dhe e bën më të sfiduese hikingun nga ana lindore.

Image

Olymposi

Ky është mali më i lartë në Greqi me një lartësi mbidetare prej 2.918 metrave, ndërsa ka shërbyer si ‘karrige’ e Zeusit të stuhishëm, babait dhe udhëheqësit të krejt zotave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat