Parkun e Tomorrit e kanë vizituar këtë vit mbi 160 mijë turistë vendas e të huaj - Bota Sot
Parkun e Tomorrit e kanë vizituar këtë vit mbi 160 mijë turistë vendas e të huaj

Turizëm

E premte, 15 dhjetor 2017

Parkun e Tomorrit e kanë vizituar këtë vit mbi 160 mijë turistë vendas e të huaj

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 00:48
Berat

Ky ka qenë numri i vizitorëve që janë ngjitur në lartësitë e Tomorrit këtë vit, konfirmon për ATSH-në Drejtori i këtij Parku, Fatos Nako.

Edhe këto ditë, një grup turistësh slloven, u ngjitën në lartësitë e Tomorrit.

Ata u shoqëruan në lëvizjet e tyre drejt malit të lartë nga specialistët guidator të AdZM-së Berat.

Image

Ecjet në këmbë dhe me motorra në shtigjet e hapura posaçërisht për vizitorët turistik vendas e të huaj, e kanë bërë më të lehtë orientimin dhe ngjitjen.

Parku Kombëtar i Tomorrit ka qenë tepër i vizitueshëm këtë vit. 

Drejtori i këtij parku, Fatos Nako, konfirmon se shifra e vizitorëve për këtë vit nga janari deri në tetor ka qenë 163133 dhe nga këta 1391 kanë qenë vizitorë të huaj, kryesisht nga vendet nordike.

Drejtori Nako thotë se: “ jemi gati të presim vizitorët e dimrit, për ta kthyer parkun tonë në një destinacion turistik gjithëvjetor”.

Image

“Tani jemi duke punuar për markimin e shtigjeve turistike për turizmin dimëror”,  saktëson Nako.  Vizitorët e këtij parku, më së shumti  janë ata, që më parë kanë vizituar  qytetin e Beratit.

Berati, qytet i mbrojtur nga UNESCO,  ka një sërë objektesh kulturore për tu vizituar.

Është kalaja, themelet e së cilës prekin lashtësinë me 2400 vitet e saj mbi shpinë, kishat bizantine, muzetë e shumtë që nga Onufri deri te ai i etnografisë,  xhamitë karakteristike si ajo e “ Beqarve”, xhamia “ Plumb” etj.

Drejtori i AdZM-së Berat thotë se: ” Turizmi i bardhë i këtij dimri do të na gjejë me një strukturë të re rrugore(shtigje turistike) drejt lartësive të pa shkelura më parë.

Rangersat dhe specialistët e guidat po përgatiten për këtë sezon” përfundon Fatos Nako.

Turizmi i bardhë ka nisur me borën e parë, po kështu kanë nisur dhe përgatitjet për ta shfrytëzuar atë./atsh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test