Numri i turistëve sllovakë që vizituan Shqipërinë 20% më i lartë - Bota Sot
Numri i turistëve sllovakë që vizituan Shqipërinë 20% më i lartë

Turizëm

E mërkurë, 15 gusht 2018

Numri i turistëve sllovakë që vizituan Shqipërinë 20% më i lartë

Nga: ATA Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 13:13
Shqipëri

Numri i turistëve sllovakë që vizituan sivjet Shqipërinë ishte rreth 20 për qind më i lartë se viti i kaluar, ndërsa gjatë vitit 2018 pritet që dimensioni ekonomik mes dy vendeve të marrë një hov të ri.

Ambasadorja e Shqipërisë në Bratislavë, Enkeleda Mërkuri, përmes një video-mesazhi postuar në rrjetin social “Facebook” me rastin e festave të fundvitit, u ndal në bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Kam kënaqësinë që të evidentoj se 2017-a shënoi një trend pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Sllovakisë. Përmes një dialogu intensiv diplomatik e politik, Sllovakia ka shprehur mbështetjen e saj për udhëtimin tonë evropian”, tha Mërkuri.

Po ashtu, sipas saj, u rritën ndjeshëm shkëmbimet në nivel të pushtetit lokal e në nivel akademik mes dy vendeve tona. Përmes aplikacioneve “Shko dhe ik -konsullata” është rritur ndjeshëm numri i shërbimeve konsullore për shtetasit shqiptarë në Sllovaki, theksoi ambasadorja.

Për diplomaten shqiptare më shumë pritet të arrihet përgjatë vitit që vjen.

“Krahas dialogut politik, dimensioni ekonomik merr një hov të ri. Pasurimi i kuadrit ligjor në këtë kontekst do të inkurajoj komitetin e biznesit në dy drejtime”, tha ajo.

2018-a si viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut, sipas ambasadores Mërkuri, “do të na mbledh përsëri në aktivitete kulturore për të promovuar vlerat tona historike kombëtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test