Turistët të pakënaqur me çmimin e hyrjes në Brezovicë

Turizëm

Turistët të pakënaqur me çmimin e hyrjes në Brezovicë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 21:26
Brezovica

Rreth 6 mijë euro është shuma e mjeteve të mbledhura vetëm brenda 5 ditëve që nga rivendosja e laurës në Qendrën Turistike në Brezovicë.

Vizitorët të cilët shkojnë në skijim apo për të kaluar një ditë pushimi duhet të paguajnë 1 euro për person të rritur ndërsa 50 cent për fëmijë derisa për automjete do të paguajnë 1 euro.

Me këtë pagesë të cilën ministria e caktoi si shumë simbolike nuk po pajtohen turistët, të cilët thonë se është tërësisht e panevojshme.

Vizitorët ankohen se nga blerja e biletës nuk po marrin kupon fiskal, gjë për të cilën thonë se duhet ta kenë.

Ministria e Mjedisit konsideron se pagesa prej 1 euro për person nuk është aspak e lartë pasi po shfrytëzohet një park nacional.

Sa i përket mos lëshimit të kuponit fiskal, kryeshefi i Agjencisë për mbrojtjen e Mjedisit Ilir Morina thotë se kjo është e rregulluar në bazë të një udhëzimi të Ministrisë së Financave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat